Ndryshove pa e kuptuar-Gjeorgjina Kapaj

Ndryshove pa e kuptuar

Bota ime sa Ndryshove e stë kuptova.

Më mori me vete jeta me halle e problemet.

Në këtë udhëtim të gjatë që quhet “jetë”

ishim brënda në anijen

e lundrimit

hapat i hidhnim sipas muzikave të asaj kohe

Se po të dilje nga ajo valle e ajo muzikë se di ku do gjëndeshe dhe çfarë do flisnin.

Se duheshe një logjikë e mirë hapa të pa nxituar herë të shpejtë e herë gadal

Kur të flasje të mendoheshe se kur mbushje 18 vjeçe ishe moshë diturie mençurie e e dukuar e folur

Quheshe e pjekur

Që sot në këtë moshë stë japin dot një përgjigje të saktë

Skanë dijeni për asgjë skanë as një përgjegjësi për jetën

Në kohën e shiut me acar e furtunë lëkundeshim shumë herë

dukej se do mbyteshim të trembur sikur do shkëputej ndonjë hallkë e jetës apo

pjesë e të mbyteshim në detë

rrinim si zogu me një krahë që nuk fluturon dotë

I humbisnim gjithë shpresat e dëshirat për jetën e na priteshin këmbë e duar

Nganjëherë në brigjet e shpresës na zgjoheshin dëshira

për jetën udhëtonim me dëshirë e merrnim krahë shqiponje për fluturim

Në ditët e bukura zemëra na bëhej mal vetëm ne kishim një dashuri njerëzore jo artificiale donim mikun shokun gjitonin pa inters

Një gëzim në shpirt që shpjegohet dotë Ishte

Kur fillonte një diçka e re një shikim tinzar një fjalë të mirë një propozim një serenata korçare një dashuri një fejesë apo martesë apo një lindje fëmije pse jo një ditëlindje

Në ditët e festave bëhej shpirti si ditë pranverore si lulja që çel në maj si bilbili që këndon në një degë

Ato ditët ishin të shenjta që rridhnin si ujë kristal në krua ku pinë ujë zogjtë e sorkadet

Ishte si një lëndinë me lule bore e trëndelinë

Tashti ku ndodhemi ne në ditët e bukura ?

jemi si peshku pa ujë

Pa dashuri njerëzore

Njeriu është bërë si përbindësh stë do gjitoni shoqja çfarë nuk thotë sa kthen krahët.

E bën gomarin mashkull me barrë

Ku do na çoi këjo jetë burri se do gruan sa e sa burra vrasin gruan e torturojnë armët nëpër duar të vrasin e sju dridhet dora fare gruaja se do burrin martohen ndahen mbas dy

muajsh

Më thoni cila jetë ju pëlqen.