E keni dëgjuar Radio-Prishtinën-Skënder Karaçica

Letërsi

E keni dëgjuar Radio-Prishtinën

Skënder Karaçica

Pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Shkodrës,poeti Visar Zhiti mori udhën e misionit(term i E.Çabej)për të edukuar brezat shqiptar në shkollën shqipe në Kukës të Shqipërisë.Në këtë qytet pranë kufirit shqiptaro-shqiptar,poeti dhe mësuesi e nisi me sukses udhën e dijes,tevona edhe të fjalës poetike të poezisë të brezit të tij.

Në qytet,fryma,ëndrrat,motivet,jeta…kishte sy e vesh nga kalimtarët e porositur të informatorëve,që,na vinin mbrapa  dhe dëgjonin  kollën e thatë,largoheshin për të shkuar në zyrën e pushtetit të dorës së fortë…!

Një ditë,ata që e përcollën mësuesin dhe poetin Visar Zhiti në rrugët e qytetit të Kukësit,e kryen me sukses,,detyrën ndaj shtetit,,(sic!)dhe nuk vonoi shumë,poeti ra në duart e sigurimit për të deklaruar para gjykatës me dofarë letra pa vlerë në tovolinën e punës…!

Ti nuk duhet të shkruni poezi,sespe i keni ,,thyer,,rregullat e shkrimit të poezisë,i thanë poetit me duart e lidhura,por me ballin e hapur se,përmes artit të poezisë,dëshironte të artikuloj vijat se si duhet të shkojmë në ditën e lirisë për Shqipërinë tonë!

Në sallëne gjykimit,kishin ardhur ata në të veshura të zeza,që e kishin përcjell kollën e thatë të poetit dhe,ëndrrën e tij të rinisë shqiptare për të shkruar poezi e prozë,për të ndërtuar godinën e fjalës së lirë të poetikës,sepse  poetët dhe shkrimtarët ,kishte mësuar në teoritë letrar poeti Visar Zhiti,janë ndërgjegjja e kombit!

Nisi gjykimi,heshtje,ngulfatje e frymës në gjykatore…I thanë zëshëm se e keni dëgjuar Radio-Prishtina,andej kufirit të një shteti armiqësor(lexo:Jugosllavia,-shënim im)dhe për këtë vepër mund të denoheni rëndë,i tha prokurori me do letra në dorë.

Poeti Visar Zhiti posa e dëgjoi fjalën e prokurorit,i lodhur nga torturat prapa grilave  të hekurta të burgut,u përgjigj me ballin lartë të pafajësisë:

– E kam dëgjuar Radio-Prishtina,ata që flisnin shqip!- u tha poeti  Visar Zhiti në sallën e mbushur me jarg e frymë të çjerrur,kur e kur,luftonin,denigronin,burgosnin fjalën e lirë poetike të poezisë dhe njeriun shqiptar!

Janar,2026