Drita Haxhillari

Në terrin e natës,
dhimbja ofshan,
në kllapi.
Çekani i jetës,
godet e godet
me shpejtësi.
Prangosur në këtë botë,
botë e egër… rrangalle,
zvarritem në makth,
të kap shpresën e gjallë.
Çekani më godet përsëri,
goditje që s'kanë të sosur
unë duroj... torturën mizori,
i përgjigjem e vendosur:
Dhe nëse gjithë jetën...
përmbys do ma kthesh,
më e fortë do ringrihem,
sërish do buzëqesh !