Edhe për,ty do të lindë Dielli …!!Vangjel Pellumbi

Vangjel Pellumbi

Edhe për,ty do të lindë Dielli …!!

Drita e bardhë,nëpër terr,

Në shtretër ëndrrash udhëtuar,

Edhe për ty,do t’lindë një diell.

Që tërë jetën të është mohuar.

T’i zgjat krahët e brishta,

Edhe përqafon rezet e tij.

Jo t’gjitha netët janë të trishta,

As gjithë ditët bardh e zi.

Edhe për ty,do t’lindë një diell,

Si një ëndërr e vonuar,

Do t’ndjesh ,gëzimin sa t’pastrin qiell.

Që atëherë t’i do jesh lumturuar.

Kur për ty do të lindë një Diell

V Pëllumbi autori.

02/09/2025 Artë.Greqi