
EJA TI MOJ MUZË !
Eja, ti moj muzë, në mbrëmje e qeshur
Gjumin ma prish, si në përralla ngadalë,
Ashtu si një vajzë, e gjitha e xhveshur
Dhe puthe me dashuri në buzë një djal.
Eja, se në ëndrra, s’fle dot më i qetë,!
Ky shpirti djaloshar, më digjet si flakë,
Se dua të shkruaj, për të bukurën jetë
Si qefli i krisur, që ka lindur në Divjakë.
Të shkruaj për dashurinë, si një djal i ri,
-I “djegur” paske qenë,- më thotë dikush,
Por s’mundem ta kthej kohën, dot përsëri,
Prandaj shpirtin tim, me vargje e mbush.
Eja, pra moj muzë, sonte e më shkund
Se një jetë do jetoj dhe prandaj më zgjo,
Më merr në gjirin tënd, sikur një pëllumb
Dhe pastaj si e çmëndur me mua fluturo.
Të shkojmë atje, ku në ëndrra kemi qenë
Në lëndinën e pishave, kur hëna zbret,
Ku një erë e lehtë, me aromë lulesh vjen,
Dhe një zë dashurie, i ëmbël më thërret.
Eja pra ti sonte, që të fle mos më lerë,!
Të dua si çapkëne, jo si vajzë e ndrojtur,
Dhe të dehemi të dy, si kurrë ndonjëherë
Le të thonë pastaj : -paska qenë i lojtur.