Miqësia
Miqësia s’blihet me ar e as me fjalë,
nuk vjen nga interesi, as nga halli ,
Ajo lind në heshtje, rritet ngadalë,
dhe qëndron fort vetëm me karakter të rrallë.
Në ditë të mira shumëkush të rri pranë,
por miku i vërtetë shihet në anë.
Kur bie errësira, kur shpresa venitet,
ai s’largohet , nuk fshihet, nuk tretet.
S’ka çmim besimi, s’ka peshore nderi,
ato mbahen gjallë nga zemra e njeriut të vërtetë.
Miqësia është vlerë, jo marrëveshje e shkruar,
është karakter që provat s’e kanë thyer kurrë.
