Valbona Hoti

Unë jam libri që askush s’mund ta lexojë si duhet,
sepse s’jam shkruar me bojë,
por me dhimbje, durim dhe guxim.
Jam një libër që jo çdokush mund ta hapë.
Shpesh as nuk hapem fare
E disa vetëm më shohin kopertinën
dhe mendojnë se dinë gjithçka për mua.
Disa lexojnë pak rreshta
dhe nxitojnë në gjykim.
Por librat e thellë
nuk lexohen me sy të lodhur
ata lexohen me zemër.
Disa më shohin sipërfaqësisht
dy paragrafë dhe një gjykim i ftohtë,
por librat e vërtetë nuk përtypen lehtë,
sepse kërkojnë zemër të guximshme,
jo sy që shohin pa ndier.
Unë jam histori që kërkon durim,
një shpirt që s’hapet për këdo.
Jam enigmë për ata
që nuk dinë të ndiejnë thellë.
Dhe kush ka mundësin të më lexojë deri në fund,
do ta kuptojë:
s’jam e lehtë për këdo
Jam libër i pa imagjinuar
Jo të gjithë librat janë për të gjithë.
Librat e thellë nuk janë për lexues të cekët:
ata kërkojnë durim,
kërkojnë zemër,
jo mendje që ngutet në paragjykim.
Unë jam libër që shumë s’do të guxojnë ta lexojnë,
sepse e vërteta ime
u’a frikëson pasqyrën e shpirtit.
Jo gjithçka që është e thellë
kuptohet lehtë.
Ky libër është për pak njerëz
për ata që kanë logjikë
dhe zemër për të kuptuar
atë që s’shkruhet me fjalë.