
ENDERROJA
(me rastin e ditës së rinisë)
Ëndërroja jetën të lumtur, pa brenga, pa halle
ku njëri-tjetrin ta kishim vëlla, mik, shok
mendoja njerëzit me zemër sa hapësira detare
veçanërisht ata që shoqëria u jepte post.
Ëndërroja të ecja rrugëve të gjata
pyjeve të dëgjoja zërin e bilbilit, thëllëzës
shpirti mos dëgjonte pyjeve motosharra
mos të ngrinte zemra nga krisma e dyfeqesh.
Ëndërroja qytetet të gumëzhinin nga njerëzit
fushat e gjera të oshëtinin nga traktori,
kurrsesi urrejtjen mes njëri tjetrit
kurrsesi zemrën me ftohtësi betoni.
Ëndërroja veten gjysh të lumtur
oborrin mbushur me nipër e mbesa,
kurrsesi të mbeteshim si njerëz të përhumbur
kurrë brenda Atdheut “operacion fshesa”.
Ëndërroja veten në një jetë të gjatë
disa vite më shumë se gjyshi, babai
kurrsesi kaq të pafuqishëm, të pa aftë
me brengën e pamundësisë “i zënë në faj”.