
RINI E HUMBUR…
Rekuiem
O Zot,
O ag i bukur!
Unë e di se me mirësi
Ma fshini një vijë nga balli im i rrudhur
Krejt para kohe
Dhe nga mushkëritë ma dëboni sado pak pluhur.
Oh! e di:
Një gur e gjeni të murosni një plagë të kahershme
Që e hapi një krim i kobshëm…
O njerëz,
O Perëndi,
O kohë e bukur!
E si nuk e di?!…
Ju ma shkulni një mal me dhimbje,
Ju ma thani një det me lot
Dhe portën e kujtesës së hidhur
Ma mbyllni fort.
Veç diçka s’ma ktheni dot,
Atë që në ëndrra e skicova kaq të bukur –
Rininë e humbur…
Janar, 1991
Marrë mga libri ”Atlasi i plagëve”, Prishtine ,2023