Erdhi Dhjetori-Nga Ferit Toma

Nga Ferit Toma

ERDHI DHJETORI

Erdhi dhjetori lehtë, si zbrazje fletësh të arta,

Me frymën e ftohtë që ngjall kujtime të largëta.

Rrugëve një zë qiellor, si psherëtimë e borës,

Prek dritaret e zemrës, zgjon vitet e kohës.

Erdhi dhjetori butë, si hapat e natës së bardhë,

Sjell aromë festash, gëzimesh që s’kanë kurrë mbarë.

Në çdo cep të qytetit ndizet një dritë e re,

Si shpresë që rritet heshtur brenda nesh përherë.

Erdhi dhjetori prapë me tinguj kambanash,

Me urime të thjeshta, me ëndrra fëmijësh në duar.

Erdhi të na mësojë se vitet ikin lehtë,

Por ngrohtësia e zemrës nuk plaket kurrë përjetë.

Erdhi dhjetori ynë, si mik i vjetër e i mirë,

na fton të mbledhim rreth vetes dashuri, paqe, gëzim.

Dhe në këtë mes muaji, mes borës e kaltërsisë,

ndjejmë si ndizet brenda nesh një fener i dritësisë.

Nga Ferit Toma