Nikollë Loka

Fjala-Testamenti Yt
Kushtuar mjeshtrit të ligjërimit shqip, shkrimtarit Ismail Kadare
Ike sot!…
Nesër do të jetë ftohtë, kur dielli do të mbrrijë,
e nata të ikë si gjithnjë…
Dielli më pak do të ngrohë e do të ndrijë,
agu do të ndihet fajtor,
mëngjesi do të mërdhijë.
Nën këtë qiell vdekëtar Ti s’do të jesh më aty!
Nën një tjetër qiell,
Ti vazhdon të jetosh si më parë,
shqip e kombëtarisht
si shqiptar.
Dielli do të të kërkojë,
Fjala do të jetojë,
në përjetësi.
Një diell i ri,
një mit,
shqip e shqiptarisht
do të flasë me perënditë.
Fjala-Testament,
kujtimi Yt.