Kush pi gjirin….Migel Flor

Migel Flor

KUSH PI GJIRIN….

Dikur piva… një pik lot
por jo nga syri nimfës
ndaj marrosur dua sot
të pì nektarin e limfës.

Nëse dehe,, jam pa faj
te kjo buzë nuk vritesh
Në maj’gjiri do të mbaj
se aty,,, ti verselitesh !?

Ke provuar… vergje’ lot
trishtime nëpër vjersha
Syri gri më,,, mundi sot
S’ duroi të vinte vjeshta.

Ke provuar,, te pish sisë
Veç nënës, nga një grua
Je përgjakur,,, ti o shpirt
Pse je verdhur si një ftua..?

A ke parë,,, ç’ janë gjinjtë
Sy burimesh, të pa tharë
Kur më thith,fiken qirnjtë
Derdhet gjak, në kapilarë…

Nuk t’pihet po s’e ndjeve
edhe pse… lajthitur isha
Buzën me magji m’preve
Aty pashë, ç’ ishte bisha.

Ish me fat,,, delfini i detit
E lëndoi…. një Zanë prilli
Ish një ëndërr….. e poetit
Të dehej, me gonxhe gjiri.

Kush pi gjirin, e buronjës
Nga hyjnesh’ e Çamërisë
Merr bekimin e Dodonës
kur dy ëngjëj pijnë një sisë.

Provoje… një kokërr shegë
Mos u zbeh, s’ je në ëndërr
Ngre folenë,,, mbi dy “degë”
Pastaj “përlotu” si dhëndërr…