Fjala-Vilma Nika

Lehtas e thëne pa menduar

e merr, e giykon pa të keq

e sheh me fytyrën vrenjtuar,

as presje, as pikë nuk i heq.

Se fjala s’ka forma këndore,

as ngjyra në mburrje nuk ka,

ka peshë me emocione madhore

që zemra i nxjerr në pah.

As “falja” nuk vlen,

thotë fjala

bluar e situr në mend,

i ngjan një guri të çmuar,

nuk hidhet vend e pa vend.