Forca e Heshtjes-Makfire Shala

Forca e Heshtjes

Heshtja nuk asht dobësi

as frikë, as dorëzim.

Ajo asht mësimi i shpirtit,

me i ndi fjalët që s’thuhen,

me i pa dritat që tjerët i kanë verbu.

Të flasësh pak, s’është kursim fjalësh,

është me lanë vend për Zotin me folë për ty.

Fjala që del prej urrejtjes,

asht si thikë pa dorëzë

i pret të dy palët.

Të hash pak, s’është varfëri,

është urti për trupin e shpirtin.

Se s’ka bukë që ngop njeri bosh përbrenda,

as pjatë që shuan etjen e shpirtit t’zbrazët.

Mos u përzi n’punë t’tjerëve,

se çdo shpirt ka luftën e vet.

Më mirë me ec vet, me Zotin për dore,

se me turma që ecin verbtë mbas zhurmës.

Forca e vërtetë nuk bërtet.

Ajo ec në heshtje, me kokën nalt,

me gjunjët që s’përkulen veç para Zotit,

e me zemrën që fal edhe kur plagët s’janë mbyllë.

Se kush din me heshtë,

din me pa më thellë.

Din me ndje para se me folë,

me falë para se me gjyku,

me dashtë edhe kur s’asht dashtë.

Unë e di

se e kam jetu n’heshtje çdo dhimbje.

E çdo heshtje, Zoti ma ka kthy n’dritë.

Me respekt e dashuri,

©️Makfire Shala

Stadt Luzern