Më kalon serbes – serbes-Laureta Malaj 

Laureta Malaj 

Më Kalon serbes – serbes.

Më kalon serbes – serbes, shtatë palë qejfe,

Zemrën seç ma bëre prush, moj lanete.

Un’ i shkreti s’duroj dot pa të parë

sa të pashë n’atë rrugë, ndjeva mall.

Moj syzezë, me nurin shtuar a s’më thua

Do vish vet a të mar unë, moj e uruar.

Të kalojmë male dhe dete bashkë të dy

Mos ta prishim dashurinë unë dhe ti.

Më kalon serbes – serbes, shtatë palë qejfe,

Zemrën seç ma bëre prush, moj lanete.

Un’ i shkreti s’duroj dot pa të parë

Sa të pashë n’atë rrugë, ndjeva mall.

Kur më del dhe më hedh vallen dalëngadalë

Tund shaminë që ke në dorë dhe s’flet një fjalë.

Moj syzeza ime bukur më jep fjalën që kërkoj

Mos më ler të dergjem fare, por më lër të dashuroj.

LAURETA MALAJ. 10/11/2025.