
FORCA E RRËFIMIT
Forca e rrëfimit nuk i mbart më peshë
Se shpirti është i zymtë,
Nuk ka më, asnjë forcë mendimi
E për ktë,
Gjithë fjalët rrjedhin si rrufetë,
Të godasin
Aty ku halli asht më i pikët
Rrëfimi,
Sa vjen e zbehet,
Lodhja asht e prekshme,
Në sy i duket mali i dhembjes,
Dhe shembjet i shënon një nga një
Si borxhet në defter,
Që mezi presin të lahen
Nga një dorë e mirë lekësh
Rrëfimi asht i mekët,
Der fjalët ngjeshen vetes
Si lëmsha lotësh nëpër grykë.