
LEFTER SHOMO
H I R I I K U J T I M E V E
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Vitet rrodhën si ujrat..
Puhiza e parë kishte davaritur
mjegullën e keqkuptimeve..
Rrebeshi i dilemave ia kish lënë vendin ylbereve të gjykimit, besimit dhe shpresës..
Në pragun e shikimit tënd , sytë e tu më prisnin si ëngjëjt e pritjes..
Në qiellin e kthjellët të vështrimit tënd, kishin dalë dhe na ngrohnin ylberet e mallit..
U ndamë , lamë brenda syve lumenj dashurie të etur, horizonte të larmishme të pasionit dhe zjarrin e mallit që rrëgëtinte si prushi..
Kur ikëm, secili prej nesh kishte marrë me vete hirin e kujtimeve.