Është një fshat aty në jug të Shqipersë. E quajnë Janjar i bukur është .Me aromnë trendelinë. Një fshat me histori, një fshat me tradita, një fshat poetësh.Në ato troje ku lindi një figurë e madhe : Hoxhë Hasan Tahsini. Dhe Çameria ka një histori të dhibshëm. Por të lindur mbi renjë lavdie. Sot ka shumë njerez të ndjenjes, të shpirtitt., njerez të artit që ylbërizojnë ketë krahinë me histori dhe tradita aq të pasura . Kë të permendim më parë:Hoxhë Tahsinin, Bilal Xhaferin, Agim Mato, Bardhyl Maliqin, Pajtim Çaushin, Avdul Dulen, Nasia Xhemali e deri me të renë poeten 17 vjeçaren Anisa Zhaferi, një zë I fuqishëm i së ardhmes çame . Vetëm nga fshati Janjar ju sjell ca zëra poetesh në gjerdanin e artit çam këtu në skajin jugor të Shqiperisë
Panajot Boli

Poezi nga poetë Janjariotë
---------------------------------------
Nga Bledi Budo:
Kështu shkruaj unë, ndoshta s' është mëkat,
Eci mbi kët' tokë të shprehë dëshirat ,
Kjo është klithma ime gdhendur në varg,
Ndonëse çudi, si mund të gdhenden klithmat!?.....
X. X. X.
Nga Fabiola Sali.
----------------------------
Dielli zhytet në detin e kaltër
Pasqyrimi i tij thyen dritën,
në retinën e syrit bëhet spektër
në ditët e mia,
një ylber ngjyrash të shndritëshme.
X. X. X.
Nga Shkëlqim Selmani.
-------------------------------------
Një lëmsh mu mblodh në gjoks
Dhe qëndroi aty rëndë,
Pas disa minutash u shpleks
Në lot, që u kthyen në këngë.
Këngë për Taip Madanin
Që në yje vallen e ngriti,
Dhe te Ylli Osman Taka
Si pegas i valles mbërriti.
X. X. X.
Nga Luiza Omeri.
---------------------------
Tashmë,
nëpër dhomat e shpirtit takohemi....
Dhe fjalët që si thamë, i themi ....
Dhe përqafimet që si bëm, i japim.
......Sa herë që nëpër dhomat e shpirtit flas, babush !.....
X. X. X.
Nga Dino Didani.
---------------------------
Kur natën në ëndrra Atdheu ju trazon
Me fusha të gjelbërta dhe lumenjë që këndojnë
Për nënat që lotojnë, për gjyshërit që u tretën
Dhe varret ku prindërit presin të shikojnë.
Dhe kur pleqërija ju gjën prap në dhe të huaj
Me fëmijë dhe nipër që flasin gjuhë tjetër
Ti me ndrojtje plaku, me lotë në sy ju thua :
Më çoni ku kam lindur, aty tek buka e vjetër.
X. X. X.
Nga Bekim Alizoti.
------------------------------
Hëna syrin ma la zgjuar
Nata në merak më vë,
Për Zanën që kam takur
Bëj të flë e gjumi s' më zë.
Bëhem zog , si zog me krah
Nëpër natë dua të shkoj
Të takoj në krah ëndrrash
Zanën që shumë e dashuroj.
Ëndrra si ëndërr e gjallë
Më shetit në dritë e valë,
Zëmra bëhet me gaz e mall
Me princeshën hypur mbi kal.
Nata qerpikët s' po mi mbyll
Shpirti dritëzgjuar më rri,
Bashkë me hënën po rri zgjuar,
Bëj të flë, gjumi s' më zë !......
X. X. X.
Nga Ibrahim Didani.
--------------------------------
Në kët' natë të bukur me yjet
Kur dritat shkëlqejnë dhe sytë,
Pse e dashur më trazon mendimet
Më përkund mes ëndrrash dashurinë!?...
Po ti mos eja e menduar
Pranë zëmrës sime flakëromë
Ke nderin të jesh e çliruar
Të lozësh , të qeshësh si zonjë.
Pra më puth e dashur e çliruar
Prej epsheve, puthjeve malluar,
Pastaj të rrimë të shtrënguar
Prej zëmrës, ndjenjave,përvëluar.