
FUNDI I NJĒ FUNDI
E pashë fundin e një fundi
Shpirtit tek shuhej ngadalë,
Si fryma kur mpaket
Tek lëshohej vetes hijes gjymtuar
Vdekur përballë,
Duke numëruar shenjtët lutjeve
Të më mbronin e t’më mbanin gjallë
E pashë fundin e një fundi
Në cipë membranës së fshehur zemrës,
Që kullonte idhnimin e tërbuar
Të kohës së miteve të rëna piedestalesh
Prej imazhesh tjetësuar kohësh,
Zgripeve rrjepur
E pashë fundin e një fundi
Të më grisë çdo jetë të kaluar,
Për të braktisur askundin
Tokës së djerrë vetes harruar.
E pashë fundin e një fundi
Mistike ngujuar mureve të vetes,
Të ftohtë, të trishtë ,
Ndjenjave tradhëtuar,
Shikimit të zbrazur pabesisë së njerëzve.