Fustani i nusërisë, që nuk u vesh kurrë!!Çerazela Kondi

ÇERAZELA KONDI

Tregim!

Linda u zgjua nga rrezet e diellit që kalonin nëpërmjet grilave dhe i përkëdhelnin fytyrën.Ndjente brënda vetes,një lumturi që priste të realizohej.I hodhi një sy fustanit të bardhë të nusërisë që varej në dhomë.I bukur,i bardhë,si shpirti dhe bukuria e saj.

Mbeteshin vetëm tre ditë nga dasma,por….Burri që do të martohej mbas tre ditëve,i kërkoi të bisedonin.

Erdhi në darkë,nga shmangia e syve të tij ta shihte në sy,e kuptoi që diçka,nuk shkonte mirë.

Filloi ti fliste….

– Nuk jam i sigurt në dua të martohem!

– Nuk e di,në do të jem i denjë të mbaj një familje!

Nuk zuri në gojë tjetër grua,as ndonjë pengesë të rëndësishme.

Thjesht,përsëriti shumë herë fjalët

” Nuk jam gati” Morri çelësat dhe iku,e përpiu nataNuk u përgjigj kurrë në telefonatat që i bënte.Ditët që erdhën,e bënë Lindën të ndjehej e turpshme,e përbuzur.Duhej të anullonte gjithçka.Ftesat,dhuratat që vazhdonin të vinin,shpjegime …” Pse nuk u bë dasma?”Të dëgjonte,nënën e saj të qante në guzhinë dhe babanë që i thoshte- mos u mërzit bija ime,nuk qe faji yt,jemi gjithmonë pranë teje.

Iku!

Ndëroi numur telefoni!Askush,nuk dinte gjë për të!Dhe ajo mbeti me idenë…

“Ju trëmb lidhjes të martesës”.

Kaluan vite dhe Linda,vazhdoi jetën e saj,sa më bukur mundëte.Dy vjet më vonë,kur mendoi që ajo histori qe mbyllur përfundimisht…U shfaq ai!I dërgoi një mesazh në fb…

” Duhet të flasim patjetër”.

Në fillim,nuk ju përgjigj,por ranë dakort të takoheshin në një kafene,afër shtëpisë.Erdhi,duke mbajtur nga dora një fëmijë,atje tek tre vjeç.E përshëndeti duke i thënë që ai ishte djali i tij.Nuk i kërkoi menjëherë të falur.Filloi ti fliste për jetën e tij,që asgjë nuk vinte mirë,që kish marrë vendime të gabuara,që zgjedhja tjetër e tij( nëna e fëmijës),nuk qe ajo që kish menduar,dhe më në fund që ajo,nuk kish ikur kurrë nga mëndja e tij.E pa më në sy,dhe i tha që…

” Je e vetmja grua,që ëndërroj veten time të martuar”

I kërkoi të falur,duke i lënë të kuptonte,ç’humbi.Linda,dëgjoi gjithçka,pa e ndërprerë,pa qarë,pa u revoltuar,sepse kuptoi që ai e kish tradhtuar,me vërtetim djalin e tij.Ajo që nuk dinte,ishte që Linda qe në një lidhje,prej 6 muajsh.Ishte në burrë i qetë,nuk premtonte fjalë të mëdha,dhe mbante fjalën e tij.U kthye në shtëpi dhe i tha gjithçka atij që tashmë kish pranë.

Dhe ai u përgjigj…

” Vendos ti çdo bësh”

” Unë do të jem këtu”

Takoi përsëri ish të fejuarin,i cili i kërkonte një shans të dytë,që ishte gati,të provonte gjithçka,që ajo ishte e vetmia grua e denjë për të.Por përgjigjja,ishte JO!Jo sepse qe e revoltuar,por qe ai që i dha fund gjithçkaje,dhe nuk i kish më besim.U ndanë,pa drama dhe Linda ndjeu diçka të qartë.Dhimbjet e viteve të kaluara,kish ikur,dhe jeta e saj përparonte.Ajo ishte e lumtur për lidhjen e re,për zgjidhjen e saktë.

Shpesh herë,mendonte…

“Nëse nuk do të kishte ikur,siç iku, nuk do të kish kurrë atë jetë të qetë që kish tani”

Nuk do të kishte zgjedhur burrin e saktë,me mendime dhe karakter të pjekur.Nuk i mbante më inat!Nuk i kish borxh dikujt,që të jepte shans të dytë,duke qënë ai që iku pa u interesuar,për asnjë dhe asgjë.Duke i dhënë dikujt shans të dytë, e lejoni të përmbushë me përsosmëri,gabimet e tij!!

Çerazela Kondi,13 Mars,2026,Athinë!!