Mëndjendritur-Avni Neziri

Screenshot



                                Avni Neziri
Vargjet e tua, penartë
nga buza jote e zjarrtë
notat në ditarin nën sqetull
e flokun e zi mbi vetull.

Më ndaloi tërë hovin
unaza që tani mbaje
më la krahëhapur
të të përqafoja përjetësisht.

Flas me aromën e kafesë
në idhtësinë e një cigare
duarëbardha e shpirtit tim
ujiste karshi lulet në dritare.

Shpresa jeton në ëndërr
teksa lexoj vargjet me lot.
Vargun tënd, mendjendritur
mbolla në shpirt për jetë e mot.