
NGA ZEMRA: GËZUAR !
Gëzuar kudo në bot moj Shqiptari !
S’kanë faj vitet, të rinjë e të vjetër ..
Që vijnë e shkojnë mbushur
me halle,
Ata janë si uji, që do rjedhë
patjetër..
Përplasur gurëve, shkëmbenjë
e zalle !
Erërat sjellin pluhur shkretëtirash
udhëve,
Sjellin re, të mbushura me shi
e ciklone,
Vitit që shkonë, i rëndonë ‘thesi’ ..
supeve..
Mbushur me mëkatet e racës
njerëzore !
Të qeshim pak çaste bashkë
me urimin,
Të rjedh nga goja jonë fjal e ëmbël
mjaltë,
Sytë si meteorë, shkëlqefshin
me agimin ..
Duke pritur diellin, mbi ç’do gurë
e baltë !
Shohim vitin e vjetër duke shkuar
tutje ..
Rrëpirave plot gur e gropa, drejtë
historisë,
Në thesin e mbushur me brenga
e lutje,
Mban fshehur dhimbjet, dhe lotët e vegjëlisë !
I pa gjumë do të shtrihet ky vit
në histori ,
Do të zhytet thellë, në ‘baltën’
e haresës,
Do të vegjetoi lotë, për kët vitë
të Ri ,
Duke lënë mbas vetes, psherëtimën
e shpresës !..
Largohet i heshtur një vit nga
jeta jonë,
Mbi ball na shtohet një rudhë
më shumë ,
Ne prapë buzëqeshim si ‘ëngjëj’,
a demon ..
pluhurit të shkretëtirave,,kthyer
në llum !
Ne ecim, ecim ngadalë, me hapin e monotonisë
Me ritmin e viteve që trokasin si
tik-taku i orës,
Mbi supe na rëndonë fjala dhe pesha
e marrëzisë..
Duke na kthyer ëndrrat në pluhur
‘meteorësh’ !
Nga ëndrrat erdhëm, atje do kthehemi
përsëri ,
Duke lexuar historitë me ‘ëngjëjt
e rënë’ ,
Prandaj endim shpresë për çdo
vitë të Ri ,
Të na qesh buza, e shpirti të na zhytet
në këngë !
Gëzuar të gjithë kudo ku jeni, miq e shok të mirë..
Të bardhë e paçit jetën, si dëbora maj malesh,
Ju dhurojë nga zemra, mëngjeseve duke gdhirë ..
Një tufë vargjesh, mes brengash e hallesh !
I përulur, me ndjenjën më të lartë të respektit për ju !
GËZUAR, NGA MOT GËZUAR !
ARDHTË I BARDHË PËR SHQIPTARËT KY VITË I RI !
Tomi Buzi.