
Përktheu Irma Kurti
NJË VIT I RI PA LUFTË
Në prag të vorbullës së luftës që zgjerohet, viti merr frymë.
Në Ukrainë, kambanat bien aty ku dikur mbizotëronte tymi;
Mbi hirin e Gazës, ulliri i gëzohet dritës,
Dhe plagët e lashta të Tajlandës dhe Kamboxhias shi të kthjellët pijnë.
Brenda atij shiu keqardhjeje që lidh botën e shkatërruar,
Largohet bisha e tharë e zemërimit; një fëmijë i hirshëm lind.
Kronisti i natës e fsheh vajtimin e njerëzimit
Dhe shkruan në agim—
Njerëzimi dëgjoi zemrën, kur porta e re u hap gjerësisht.
Byeong Cheol Kang, Korea
Përktheu nga anglishtja: Irma Kurti
Porta e Parajsës, Varenna, Liqeni i Komos, nga Walfrido
Nga projekti “Poetry without borders – “Poezia pa kufij” i Fondacionit Kulturor Ithaca në Spanjë drejtuar nga poeti, përkthyesi dhe botuesi i njohur i poezisë moderne ndërkombëtare Germain Droogenbroodt. Përkthimi në shqip nga Irma Kurti.