“Gjakprishmi me profil fallco”-Dritan Mardodaj 

Dritan Mardodaj 

Doli një me profil fallco
Me do argumenta skarco
Bënte si interesant
Ky palaço delirant.

Se këta fshihen mbas profilit
Këta qafirat e bandillit
Është kollaj more gjakprish
Anonim me drejtu gisht.

As surratin edhe as emrin
E ktej bën dembabademin?!
Ndaj kush del me profil fallco
Bëji dalje se është skarco.

Dmth s’njeh argument
Edhe flet si n’Parlament?!
Ka nevojë ky more mik
Për t’i bërë profil psiqik!