Gjashtëshja III-Kujtim N. Mullai 

…..

Pas moshës së rinisë,

Në çdo rrethanë,

S’mbaj mend të kem rezikuar,

Sa të vuaj,

për gjënë.

Të ndodhë e kam lënë,

Ashtu,

si të ish e thënë.

E nuk jam penduar:

Në paqe me vehten,

I qetë,

pa strese

Jam…

dhe kam qënë!

….

….