Në ditën e mirësisë-Blerta Basha 

Blerta Basha 

NË DITËN E MIRËSISË

Mirësinë dua ta bëj rreze të parë,

Që prek zemrën ëmbël e lehtë,

Të shëroj dhimbje e plagë ,

Vuajtje e lot mos të ketë.

E dua botën plot me ngjyra,

Me bukurinë e hënës së plotë,

Në mirësi njerëzve t’u qesh fytyra,

Të mos ketë dhimbje e lot.

Mirësia s’ka zë, por flet me dritë,

Është hapi ndaj të pamundurve,

Aty ku çiltër qeshin fëmijët ,

Ku vihet dora te koka e të sëmurve.

Të bëjmë gjëra të vogla, por me vlerë,

Kur jep pak nga vetja botës i jep shumë,

Mirësia çel lule si në pranverë,

Bëhet si një bekim pafund.

Në ditën e saj ta mbjellim kudo,

Në çdo shpirt që takojmë,

Kur japim mirësi ,vetë Zoti na do,

Na jep bekimin që meritojmë.

Mirësia ka prekur ëmbël shpirtin tim,

Në të dua të ndërtoj strehë,

për të varfërit e të mjerët ,

Mrekullia e kësaj bote,

Kur jeton për vete dhe të tjerët.

Blerta B.18/11/ 2025.