Gotë me verë-Preng Maca

Preng Maca

gotë me verë

vetë Zoti

bashkë me ato

që me magji na bënë,

ndoshta Zoti vetë

na dha në dorë nga një pije të paparë

nga një gotë verë.

dikush e mori në dorë,

e vuri tek buza shpejt e shpejt,

dikush u ngut dhe duke u dridhur

e derdhi krejt,

dikush e piu dhe e ndjeu pijen

dhe shijoi këtë jetë,

dikush e ruajti

gotën e mendoi ta çonte në buzë vonë

ta shijonte gotën e verës

e ruajti të fshehur brenda vetes të strukur

po , kur e mori ta pinte

ishte bërë …uthull.

Zoti

bashkë me ato që me magjinë e bërë

iu dhuroi të gjithëve nga një gotë verë!