Autori Vladimir Danaj-Në nderim të: Lefter Çipës -poetit të njohur lirik dhe epik nga Piluri.

Gëzim Llojdia
….
* BALADE * Lefter Çipa-Autori Vladimir Danaj
Ku vajtën vargjet e tua ,
Humbi pena e ksaj rime ,
Ti su lodhe duke shkruar ,
Na le një malë me kujtime .
Sa i doje ti kto malet ,
Labërin e bukur shumë ,
Edhe stanet nëpër gropa ,
Ti o Pilur ç’far ke humbë .
Ikën zogjtë ikën dhe vargjet ,
Shpirti jot në amanete ,
Bejk e bardhë cula dyjare ,
Lefter Çipa do të mbetesh .
O moj toka Pilurjote ,
Për Lefterin ti u dogje ,
Bejk e bardhë e kënga jote ,
Me kalat ajo sot shoqe .
1.
Poezia është një baladë homazhi, kushtuar poetit Lefter Çipa, i quajtur shpesh “Mbreti i këngës labe”. Ajo pasqyron dhimbjen dhe respektin e thellë për ndarjen nga jeta të një njeriu që i dha shumë kulturës dhe shpirtit të Labërisë.
Nderimi ndaj poetit të ndjerë dhe përjetësimi i veprës së tij ëjanë vargjet e shkruar në këtë epitaf.
Motivet.Malli dhe kujtimi shqyrtohet te :Na le një malë me kujtime.Dashuria për vendlindjen dhe natyrën tregohet te :Sa i doje ti kto malet.Humbja dhe përjetësia e shpirtit krijues , thuhet te:Shpirti jot në amanete. Trashëgimia shpirtërore dhe kulturore shfaqet te :Bejk e bardhë e kënga jote.
a-Vargjet e para shprehin mallin për mungesën e poetit, i cili na la një mal me kujtime.Kjo është një metaforë për trashëgiminë e madhe poetike, që ai la pas.
b-Strofa e dytë përshkruan dashurinë e Lefter Çipës për Labërinë, për malet, stanet, dhe vendlindjen Pilur.Këtu ndjehet lidhja e fortë me identitetin lab dhe natyrën.
c-Strofa e tretë përfshin një ndjesi shpirtërore:
Ikën zogjtë, ikën dhe vargjet. Metaforë për ndarjen e poetit nga jeta,por me idenë se shpirti i tij mbetet dhe do të kujtohet gjithmonë.
d-Strofa e fundit është një përmbyllje lirike ku natyra toka pilurjote duket sikur vajton bashkë me njerëzit.
“Bejk e bardhë e kënga jote” një simbol i pastërtisë dhe bukurisë së këngës së Lefter Çipës.
2.
Autori na ka paraqitur një sërë figura letrare si metaforë,personifikim,epitet,simbolik et,j të cilat po i shqyrtojmë si më poshtë.
….Metafora-Na le një malë me kujtime kujtimet si një mal i madh.
…Personifikim- O moj toka Pilurjote, për Lefterin ti u dogje …toka merr ndjenja njerëzore.
…Epitet- “Bejk e bardhë” simbol i pastërtisë dhe shpirtit poetik.
…Simbolikë “Bejk e bardhë” përfaqëson këngën labë, trashëgiminë shpirtërore.
…Paralelizëm:përsëritja e strukturave poetike për ritëm dhe forcë emocionale.
3.
Kjo poezi është një himn për krijimtarinë dhe shpirtin lab. Poeti Vladimir Danaj arrin të përçojë me ndjenjë të thellë respektin për Lefter Çipën, duke përdorur gjuhë të thjeshtë, por të ndjerë, dhe tipike për baladat e Labërisë.Në thelb, ajo është një këngë për njeriun që kthehet në këngë .Dhe një poet që nuk vdes, sepse vargjet e tij vazhdojnë të jetojnë.Krijuesi vdes fizikisht, por arti dhe kujtimi i tij mbeten të pavdekshëm në zemrat e njerëzve dhe në kulturën e vendit.
4.
…Dy fjalë për autorin.Vladimir Danaj e quaj poet të konsoliduar.Dhe një zë brilant, një mendje të mprehtë dhe një shpirt të mençur, por edhe të vuajtur. Ai është poet me vizion, përfaqësues i një gjenerate që solli perla folkorike.Madje V.Danaj konsiderohet sot si një ndër autorët më produktivë të poezisë që ka për destinacion këngën polifonike. Studiuesit dhe hulumtuesit e kompozitorët e sotëm që merren me cdo lloj poezie por jo këtë të traditës kanë humbur një autor të papërsëritshëm të teksteve te këngës me vlera të larta artistike e muzikore.
…Nuk e kam takuar asnjëherë. Por sëbashku ndajmë idet.Kemi “sinore shpirtërore” të përbashkëta.Dhe së fundi kemi të përbashkët një emër që përfshinë një hapësirë të madhe mbushur me gurë,kroje,shpella,skerka,ujëvara…Ai është Progonati.
…Në atë tokë të varfër, shpirti poetik lindi si një nevojë, dhe si një shpërthim . V.Danaj ishte një prej atyre që e gjeti nektarin e shpirtit popullor. Ai është si bleta, që endet ndër lulet dhe sjell në zgjua vetëm më të mirën.Dhe si vreshtari, që shtrydh rrushtin dhe merr mushtin më të ëmbël.Poezia e këtij poeti është frymëzim hyjnor. Ajo lind nga pastërtia e ajrit, era e malit, bukuria e natyrës, hapësira e yjeve. Atje, në majat e fshatit, poeti nuk mund të ishte tjetër veçse poet i bardhë në shpirt, i ndriçuar në fjalë.Siç ndodh me krijuesit e vërtetë, fryma e poezisë nuk shuhet kurrë. Ajo trashëgohet si një thërrmijë shpirtërore, që nuk lihet me testament, por zbulon vetveten në ëndërr, në frymëzim, në rastësi. Edhe në kohët më të hershme, fryma poetike nuk erdhi me forcë . Ajo erdhi natyrshëm, si një dhuratë e fatit.Sepse poetit i është dhënë poezia një pasuri që nuk shitet, nuk blihet dhe nuk shuhet kurrë.
5.
Dy fjalë për Lefter Cipën.Për Leftër Cipën kam shkruar një pasthënie e cila është vendosur në një nga librat e tij.Ja disa pjese të saj.
201
Lefter Çipa, poeti dhe folklori / Gëzim Llojdia.
…Në ditët e festivalit folklorik të vitit 2009 shtëpia botuese “Uegen” botoi dhe hodhi në qarkullim libri “Engjëj të polifonisë” të autorit Lefter Çipa.Ky është libri i nëntëmbëdhjetë i këtij autori, por ndryshe nga librat e mëparshëm në përmbajtje të të cilave ka qenë poezia në këtë botim autori ka përzgjedhur një varg me artikuj, ese dhe letra refleksione si dhe vetëm një poezi.
Lefter Çipa konsiderohet sot si një ndër autorët më produktiv të poezisë që ka për destinacion këngën polifonike dhe nga studiuesit dhe hulumtuesit konsiderohet si autor i papërsëritshëm i këngëve të valencës së lartë artistike dhe muzikore.
Në këtë vëllim përfshihen edhe disa shkrime të autorëve si Arta Marku, Gëzim Llojdia kushtuar Lefter Çipës, të cilin ata e pagëzojnë si princ të polifonisë!…Ja disa pjesë nga pasthëenia ime botuar në këtë libër.
Lefter Cipën unë e quaj një poet të konsoliduar,një zë brilant,një mëndje mprehtë,një poet të mençur por mund të jetë edhe i vuajtur,një poet me vizion,një gjeneratë që nxori dhe solli perla .E kam thënë ndoshta diku se mbaj mend se ku,perlat apo brilantet nuk kanë asnjë vlerë për sa kohë gjenden nën tokë. Kur na mbrijnë në sipërfaqe ato rrezatojnë, ndriçojnë pra bëhen dritëz. Nëse diktatura ,që hoqëm ishte një shtroje e begatë për ,Lefterin kjo nuk mund të quhet se ai ishte i përkëdheluri i saj se shkoi një herë ,dy herë apo hiç herë jashtë.
Edhe mund të ketë qenë,por e dini që për mua s’përbënë ndonjë çudi apo ndonjë problem,sepse Lefteri nuk është politikan ai është dhe mbetet poet,ai ka qenë dhe ishte poet. Ata që e kanë analizuar mirë regjimin që na mbajti në kurth shprehen se sa më i fortë regjimi aq më e fortë edhe letërsia .Në atë tokë skërke do të dilnin se s’bënë poet apo vjershëtor popullor siç i përdorte gjuha zyrtare e regjimit,një nënkuptim për tu ulur nivelin vjershëtor popullor ,furnizues të folklorit,pra në atë terren ata do të lindin sepse toka ishte shterpë por nuk kishte ndodhur kështu me fuqinë shpirtërore,ajo ishte e tëra prodhuese ishte nektar por kush pak do të dinte të endej nëpër pyllin e saj. Lefeter Cipa është si bleta ai kërkon në të gjitha lulet dhe zgjedh e merr nektarin e sjell në zgjua. Lefter Cipa është si ai vreshtari që merr rrushtë e shtrydh merre mushtin e saj dhe zgjedh më të mirin. Lefter Cipa është është një gurrë e pashtershme e tokës. Ne mund të kemi pasur ndoca pak fat në këtë kuptim ,që kemi dëgjuar këngët polifoninë që ka krijuar shpirti dhe i ka shkruar dora e Lefter Cipës. Atje në jug,pikërisht në thellësi të Labërisë duke shkuar për nga zona e Lumit ndoshta Kuçi arrin në Pilur dhe nga lindja e trevës Himarë gjendesh sërish në Pilur. Ky fshatë karakoll sipër malit është njohur nga kënga,dhe nga kënga që krijoji Lefter Cipa,ai bariu i mirë i këngës polifonike labe .
Lefter Cipa është zëri më i bukur në këtë folklorin lab. Nëse do ti quajmë këto zëra kroje,a keni parë shpërthimin e tyre, uji më i distiluar është Lefter Cipa. Kur thamë pak më parë që poetet e tipit Lefter Cipa nuk janë Perëndi,por qëndrojnë përmbi kohën dhe hapësirën do të thotë se ata do të jenë dhe do të mbeten të pavdekshëm të paharrueshëm.
Si mundesh të bëhesh poet kaq i mirë i adhuruar po nuk pate atë frymëzim,që gjegjet sipër kësaj tokës tonë që të cek e të prek edhe në ngasjet ëndërrore. Atje lindin frymëzime engjëllore,po të disponojmë parametrat ,që ka ai vend pastërti dhe erë mali,bukuri natyrore dhe bimësi hapësirë për të vëzhguar yllësit,që janë radhë radhë,është një “observator” vendi dhe netëve ndizen e yjet ca këputen e bien,ca shuhen ca ndizen flakënaj thuhet. Lefteri si poet nuk mund të vinte në lluburdinë,sepse pjesa që mbartë poezinë është shpirti atje stivonte lënda poetike,kërkon bardhësi, qelibardhllëk . Dhe kjo pjesëz që gjendet në thellësi të thellësisë në brendi të brendisë po të kishte rënë poshtë fushës do të kishte shijen e fushë mirëpo është sipër në mal dhe qëndron në pjacë ca më lartë e ca më larg. Kështu edhe me Fetiun e Lapardhasë,krijuesin të Bënçës që njohë dhe kam dëgjuar. Ka një të dhënë shpirtërore, që thuhet se asgjë nuk shuhet dhe asgjë nuk harohet . Pena e bejtexhinjve shqiptar të kohë pas kohe nuk mbeti e ndryshkur. Ai pasion që kishte krijuar e nxjerr xhevahire u trashëgua nëpër brezni,kjo lloj trashëgimie është pakës e çuditshme sepse ashtu siç përcillet fryma nëpër shekuj ashtu përcillet edhe pjesa lëndore e saj një thërrmijë e vogël shpirtërore. Ajo nuk lihet me testament por i vihet i sillet në ëndërr në ngasje a diku tjetër I lind befasisht në të vërtetë atëherë vjen vakti i shpërthimit. Si mundej vallë në atë kohë kur literature e huaj ishte e bllokuar,ajo shqipe e hershme e kyçur nëpër sëndukë e arkiva,dhe më shkoqur akoma atje në Pilur a kishte literaturë të atillë që do të ndikonte tek Lefter Cipa për ti dhënë frymëzimin poetik. Nuk erdhi forcërisht,por në mënyrën e vet spontane vjen e të gjen dhe ky quhet fat. Poetet kanë pasuri fjalët e tyre që bëjnë ctë duanë me to,kurse një i pasur mezi lidh dot dy fjalë ndërsa kapitalet e tij i qarkullon mrekullisht,sepse mund të them atij i është dhënë pasuria,poetit poezia.