
Ëndërr
Ndonjëherë më duket sikur fle shumë…
dhe me ëndrrat nis e flas.
Kur unë shkoj e bie në gjumë,
edhe botës nis t’i bërtas.
Në ëndërr është një botë e mirë,
ku dëshirat mund të plotësohen,
ku njerëzit janë të lirë,
dhe botët mund të ndryshohen.
Kur bie heshtja mbi ne,
dhe bota bie në ëndërrim,
kur unë nis thellësisht të fle,
me ty në përqafim.