Qielli i jetës m'u nxi! REJA PLEQËRI Loton e pikon Mo no to ni ! Mo no to ni !! Mo no to ni !!! Mo no to ni !!!! Ah... ple që ri ple që ri !!!!! * * *
Ky kostum, Relikt i viteve të rinisë, Në trupin e plakur, tani, Në praninë e dordolecëve të arave, Do të ngjallte zili... Ka faj kostumi apo trupi im? Nuk e di! * * *
Ç'është kështu!... Ka kohë, Që po më vë në provë; E me sa shoh, S'do jetë vonë... fundi jonë! Po,po! Ta ndiej pakënaqësinë në brendësi: "- Uuf...sa po mërdhij!... S'ke zjarr në gji!" Ehh,ç'na gjeti... pleqëri!!! * * *
Një gruaje, aspak mendjelehtë, Jo pa të drejtë, I lindën për burrin dyshime. Duroi sa duroi, pastaj reagoi, Kaloi në shpërthime: U nxeh... derdhi lot... ju hakërrua; Siç ndodh me çdo grua. Po burri, çfarë i tha? - Po plakemi, gruaja ime, Mos më lerë të bie në gjynah; Duhet pak art Në marrdhëniet intime! Çdo moshë ka nevojë Për joshje, puthje, ledhatime! * * *
D I A L O G PLAKU: - Eja! Eja, e dashur, Të ta heq këtë mërzi!... Shikohu në pasqyrën time, Të dukesh, si në rini, PERI!
PLAKA: - Çohu plak të flemë! Llafet le t'i lemë! Në kujton rininë, Ma provo fuqinë! PLAKU: - Uaaa, e dashur!... Gjer sot Asnjë s'kam dashur sa TI! Ç'magjistare! Më rinove në pleqëri! * * * DUEL GRASH Ju mburr e gjata të shkurtës në rini: - Më ka dalë punë, Të gjithë sytë i kanë nga unë... Shiko, ç'bukuri! Ja ktheu e shkurtra të gjatës në pleqëri: - U kruse, e dashur, u kruse! Unë mbeta, siç më sheh, qiri. Më dhimbsesh! Ç'shëmti!... Po ta them... në vesh... një sekret: E di sot ç'më gjet? M'u vardis një dashnor i ri!
( RUBAI ) Eh,ç'dinake bëheni, o gra plaka, Kur, edhe pse ju ka ikur vlaga, Ngulmoni, si në rini,të na joshni Me poza, me shtirje, me nazelajka! * * *
TELEFONATA E RALLË Si në përrallë, Pas gjysmë shekulli të ndarë, U bëmë, për njëri-tjetrin, të gjallë... Hë,... harrohet,vallë, Kjo telefonatë e rrallë: "- Alo!... Alo, zemra ime!... Rroftë interneti, që na gjeti! Nesër... do të më kesh pranë... në Tiranë!"... Uaaa...ç'pësova!... U shtanga!... M'u lidh goja!... "- Alo!... Shpirt!... Më dëgjon?"... "- Më fal, dashuria ime e parë!... Të dëgjova!... Më le pa fjalë!... U hutova!... Ç'lumturi,të jemi pranë, në Tiranë!
Por..." "- Të kuptoj, shpirt! Të kuptoj shumë, shumë mirë! Si fillim... mund të takohemi... në errësirë!" * * * Pranoje!... Plaga e zemrës hapur në rini, Që therr, sa herë e çpon, në pleqëri, Më s'quhet çudi! Dashuria e ka të shkruar në ballë: "Fara ime, po mbiu, Për të mbetur gjallë, Kërkon vepra, jo fjalë!"... Harroje, pra, mos e qaj sot, Atë që dje s'e vole dot! * * * Kur befas u mahnita nga bukuria, Inat të madh i mora thinjat e mia! Ndaj para pasqyrës rri më shumë; Heq ndonjë thinjë... Fsheh ndonjë rrudhë! * * *
Pleqërisë i vura fre, Orë e çast po e sfidoj; Lashë nam pas bukurisë! E nuhata!... S'e lëshoj! * * * E çmuar je rini, Kur ke urti prej plaku! Dolli të ngre,PLEQËRI, Sa herë të zjen gjaku! * * * Ju lutem!... Si mund të paragjykoni Një plak a një plakë, Pse shpreh dashuri Për një më të re, Për një më të ri? E harroni magjepsjen E të madhit GËTE Nga 19 vjeçarja Ulrike në pleqëri?... E thotë poeti: "Sa vuan, ZOTI, e di Nëse njeriu i heshtur rri, Në sfilitjen e tij!"... Dhe... Nga kjo sfilitje, Dihet si lindi Më e bukura poezi: " ELEGJI "!
Mbeta pas portës së DASHURISË, Trokas sa herë ndihem bosh; I trembem cikmës së vetmisë... Në kor dëgjoj: "Ik, plak kodosh!" U shtanga!...Veten më s'e desha, Nga vinin zërat, nuk e di; Në kthim, ngado varreza ndesha, Më ftonin: "Eja, në do qetësi!" 29 dhjetor 2025