Arjana Fetahu Gaba

Tregomë e dashur
Syve të tu seç ndjej një trishtim,
Se ç’ka sot kjo puthje që s’po e njoh,
Aty ku me dëshirë dergj shpirtin tim,
Errësirë po më mbyt e rreze s’po ‘shoh.
Paske ndryshuar, si gjethe lëkundesh,
Mbi trupin tim duart të ngurojnë,
Përpiqem të zhbiroj pse nuk po mundesh,
Ato me heshtjen tënde diç më tregojnë.
Vallë ç’ndodhi me ty e bukura ime,
Kohën e shoh që po tretet ngadalë,
Në det të shpirtit dëgjoj ca gjëmime,
Që më ligjërojnë me ankthe pak fjalë.
S’është më qetë në sytë e tu,
Ndihem i humbur dhe tej dëshpëruar,
Më lër të luftoj në brigjet e tua,
Tashmë që ky qiell më duket tërbuar.
Tregomë e dashur që asgjë s'ka ndryshuar,
Gjej një mënyrë si t'më thuash të dua,
Tregomë që brigjeve ka vetëm pak valë,
Unë djellin ta nde në këmbët e tua.
,