Heroizmi i Jasharajve ishte shtytës i popullit shqiptar dhe i ndërkombëtarëve për çlirimin e Kosovës- Shkruar nga Sami ARIFI

Heroizmi i Jasharajve ishte shtytës i popullit shqiptar dhe i ndërkombëtarëve për çlirimin e Kosovës

Qëndresa Heroike e Jasharajve, kishte jehon që Bota Demokratike, menjëherë të reagoi, premtoi se nuk lejohet më Bosnja e dytë në Kosovë. Reagimet ishin të menjëherëshme, NATO përmes zëdhënsit Xhemi Shie deklaroi se Kosova nuk është çështje e brendshme e Serbisë dhe se NATO është në gjendje gatishmërie. Ministri i Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel, kërkoi që të ndërpritet represioni në Kosovë, edhe Ministri i Jashtëm britanik, Robin Kuk, deklaroi se në Kosovë u bënë masakra në popullsinë civile, ndërsa Xhejms Rubin deklaroi se: “Konflikti në Kosovë prek interesin jetik të Amerikës”. Gjithashtu edhe Franca e dënoi dhunën serbe në Kosovë. Për Kosovën ishin deklaruar Bashkimi Evropian, Grupi i Kontaktit, Këshilli i Ministrave të BE-së e të tjera. Gjykimi në momente vendimtare të jetës së Heroit Kombëtar, Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, ishte se: “Nese duhet vdekur dikush më mirë unë sesa Kosova ime”, “Nese duhet vdekur dikush, më mirë të gjithë sesa atdheu”, kishin thënë Jasharajt në Kështjellën e tyre. Në Prekaz tani po shkruhej historia për atdheun…

Shkruan: Sami ARIFI

Komandanti Legjendar i UÇK, Adem Jashari, me babain

Shaban Jasharin dhe vëllain e tij Hamzë Jasharin.

Pasi, më 23/ 03/ 1998, Serbia me dhunë suprimoi autonominë e Kosovës, ajo filloi largimin e shqiptarëve nga vendet e punës, i plotësonte ato vende me serbë e malazezë.

Kosova filloi të përjetojë një sistem të aparteidit serb.

Të gjitha kuadrat shqiptare të larguar me dhunë nga puna filluan organizimet përmes formimit të sindikatës së pavarur. Kuadrat tjera shqiptare si ato të policisë e të ushtrisë përgatiteshin për veprimet e tyre policore e ushtarake kundër pushtuesit serb, kuptohet në marrëveshje me partit politike shqiptare, në veçanti me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK-në) si parti më e madhe në vend. Eprorët shqiptarë formuan Shtabin e Mbrojtjes Territoriale të Kosovës. Sipas regjistrimit ushtarak ishin formuar 250 kompani e 100 togje, të cilat ishin në përpjekje për t’u aktivizuar. Ishte emruar në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, në mars të vitit 1991, Hajzer Hajzeri, por që në tetor të vitit 1993 sigurimi serb zbuloi Ministrinë e Mbrojtjes dhe i burgosi 18-të anëtarë së bashku edhe ministrin e mbrojtjes. Megjithatë në disa qendra të Shqipërisë u stërvitën mbi 100 veta, e që në mesin e tyre ishte edhe Adem Jashari, Zahir Pojaziti, Sali Çeku, Ahmet Hoxha e të tjerë.

Qëndresa e fortë e formacionit të armatosur e Adem Jasharit, më 30 dhjetor të vitit 1991, përballë formacionit të milicisë serbe, ishte një paralajmërim i fuqishëm i daljes në skenë të organizimit të lart kombëtar, jo vetëm në aspektin politik, në atë ushtarak për çlirim e bashkim kombëtar të shqiptarëve. Me urdhërin e Adem Jasharit ishte kryer një aksion sulmi gjatë natës, rreth orës 01:15, ku u vra një milic dhe dy tjerë u plagosën.

Sipas shënimeve serbe vetëm gjatë viteve 1992-1995, kishin ndodhdur mbi 136 sulme me armë kundër milicisë serbe, incidenti kishte ndodhur në vitin 1993, kur në Drenas ishin vrarë dy milicë serbë dhe ishin plagosur pesë të tjerë. Gjatë vitit 1995, rezistenca ishte ngritur në një nivel më të lartë, duke organizuar aksione të suksesshme kundër pushtuesit serb.

Aksionet e UÇK-së ishin shtrirë nëpër qytetet e Kosovës, më 22 prill të vitit 1996, ishin vrarë pesë milicë serbë dhe ca të tjerë ishin plagosur nga sulmet në Pejë, Shtime, Deçan, dhe në sulmin tjetër kundër automjetit të milicisë në rrugën Mitrovicë-Pejë u vra Dragan Nesiqi dhe u plagos rëndë Sllobodan Dudiqi.

Në fshatin Llaushë, në ditën e festës kombëtare të Shqipërisë, më 28 nëntor të vitit 1997, në varrimin e mësuesit Halit Gecit, i cili u vra nga milicia serbe, u shfaqën tre burra të veshur me kostume ushtarake. Ata deklaruan se ishin anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

(UÇK-së). Në varrim morën pjesë mbi 20.000 persona, të cilët duartrokitën gjatë fjalimit patriotik që mbajti njëri nga ushtarakët e UÇK-së. Fjalimi i pjesëtarit të UÇK-së ishte kushtrim, jo vetëm për qytetarët shqiptarë, po edhe për botën demokratike perëndimore se lufta për çlirimin e Kosovës po fillon anë e mbanë Kosovës me zërin kumbullues në tokën dardane.

Me 22 janar të vitit 1998, sulmuan diversantët serbë familjen liridashëse të Jasharajve.

Sulmi i serbëve ishte i rrëfeshëm, por mbrojtja e familjes Jashari ishte edhe më e rrëfeshme. Pra, sulmi ishte dëshmi se Serbia do të ushtronte dhunë të egër ndaj shqiptarëve, ky rrezik për dhunë dhe masakra ishte kudo në truallin dardanë nga pushtuesi serb. Për të tretën herë, më 05 maj të vitit 1998, familja Jashari po ballafaqohej me forcat e milicisë dhe ushtrisë serbe. Sulmi u bë meqë familja Jashari ishte bërthama e UÇK-së dhe që Serbisë i kishte shkatërruar humbje me turp. Rënja e Komandantit të UÇK-së dhe likuidimi i familjes Jashari, ishte qëllimi i Serbisë që në këtë mënyrë të vritet “guximi i shqiptarëve” për të luftuar për çlirim dhe  bashkim kombëtar. Kjo luftë e Jasharajve ka vlerë, jo vetëm për historinë e popullit shqiptar, por edhe për historinë botërore se si duhet të luftohet për të jetuar me dinjitet i lirë në trojet shekullore. Gjykimi në momente vendimtare të jetës së Heroit Kombëtar, Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, ishte se: “Nëse duhet vdekur dikush më mirë unë sesa Kosova ime”, “Nëse duhet vdekur dikush, më mirë të gjithë sesa atdheu”, kishin thënë Jasharajt në Kështjellën e tyre. Në Prekaz tani po shkruhej historia e popullit shqiptar…

Masakrat serbe në Drenicë dhe anë e mbanë Kosovës, dhe Qëndresa Heroike e Jasharajve,  kishte jehon që Bota Demokratike, menjëherë të reagoi, ajo premtoi se nuk lejohet më Bosnja e dytë në Kosovë. Reagimet ishin të menjëherëshme, NATO përmes zëdhënsit Xhemi Shie deklaroi se Kosova nuk është çështje e brendshme e Serbisë dhe se NATO është në gjendje gatishmërie. Ministri i Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel, kërkoi që të ndërpritet represioni në Kosovë, edhe Ministri i Jashtëm britanik, Robin Kuk, deklaroi se në Kosovë u bënë masakra në popullsinë civile, ndërsa Xhejms Rubin deklaroi se: “Konflikti në Kosovë prek interesin jetik të Amerikës”. Gjithashtu edhe Franca e dënoi dhunën serbe në Kosovë.

Për Kosovën ishin deklaruar Bashkimi Evropian, Grupi i Kontaktit, Këshilli i Ministrave të e të tjera.

Rrezistenca e Jasharajve në Prekaz shtyri në lëvizje me të shpejt tërë popullin shqiptar, jo vetëm në Kosovë, po në të gjitha vendet ku ata jetonin dhe vepronin, pra ishte mobilizim i mbështetjes së UÇK-së brenda botës shqiptare.

Gjatë muajit korrik ishin bërë beteja të ashpëra në mes UÇK-së dhe forcave të milicisë serbe.

Milicia serbe kur nuk mundi të përballej me UÇK-në hakmerrej në gra, pleq e fëmijë, kështu që ajo vrau popullat civile mbi 262. Ishte edhe Beteja e Loxhës e cila u zhvillua, më 07 korrik, e cila konsiderohet si betej e suksesshme e UÇK-së kundër forcave ushtarake e të milicisë serbe. Gjatë sulmit në fshatin Shkozë, më 17 korrik të vitit 1999, forcat serbe kishin të vrarë, nga UÇK-ja, 8 policë .

Janusz Bugajski, ekspert i Qendrës për Studime Ndërkombëtare në Uashington pohon se: “UÇK-ja është bërë një forcë që duhet parë si palë e mundshme në negociatat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. UÇK-ja si forcëpo bëhej gjithnjë e më e rëndësishme si politikisht ashtu edhe ushtarakisht. Koha po tregon se Millosheviqi kurrë nuk i kishte filluar bisedimet i shtyrë me dëshirë, por vetëm nga forca. Tani është me shumë rëndësi që forcat e NATO-së të fillojnë bombardimet e disa objekteve strategjikeserbe, pasi kështu ka të ngjarë që presidenti jugosllav të pranoi të hyjë në bisedime serioze me shqiptarët  e Kosovës, vendosja  e kontakteve me UÇK-në dhe mundësia e pjesëmarrjes së saj në negociata, është parë nga ekspertët e çështjes ballkanike në SHBA si një ndryshim me rëndësi në qëndrimin amerikan ndaj çështjes së Kosovës”.

NATO nisi bombardimet mbi forcat serbe, më 24 mars të vitit 1999 deri më 26 maj 1999.

NATO si Organizatë e Traktatit të Atlantikut Verior ishte kundër Republikës Federative të Jugosllavisë gjatë Luftës në Kosovë. Operacioni i NATO-së kërkonte që Serbia të ndalojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë… Sulmet e NATO-së kundër Serbisë zgjatën nga 24 marsi deri më 10 qershor të vitit 1999. UÇK-së e ndihmuar nga NATO çlirojë Kosovën më 10 qershor të vitit 1999….

Shkruan: Sami ARIFI