“Jashtë bie shi”-Brixhilda Dede

Fragment i shkëputur romani nga “Jashtë bie shi”

Teksa mbante mbyllur çadrën, breshëri e godiste me forcë mbi flokët e lagur që, rrëmujshëm i shpaloseshin shpatullave, mermer të bardhë.

Kishte arritur afër pragut të shtëpisë, me ca sy të zinj të hutuar.

Hapat dhe zërat tashmë ngjanin të largët.

Uturima e erës fshiu dhe imazhin e tij të fundit .

Kishte kaq të domosdoshme, një banjë të ngrohtë.

Qirinjtë e ndezur me aromë vanilje, melodia e Maria Danjes The Gypsy Queen

i hoqën, pothuaj gjithë dëshpërimin e ditës.

Trëndafili ngjyrë vjollcë në vazon me ujë, në nocionet e një qielli buzëmbrëmjeje, i qetësoi shpirtin e copëtuar.

Një rozë e errët, ngatërruar me një dritë vezulluese të artë, shtrihej ëmbëlsisht mbi kanatat e dritares së saj në formë të rrumbullakët ku,

lulet e mollës, trokisnin me forcë, sikur donin ti tërhiqnin vëmendjen.

Vreshtat disa cent më tej i kujtuan një shprehje të dikurshme;

Ti, je vera më e ëmbël,

prodhuar në vreshtat e Krishtit!