Jashtë tendës së Akilit në mesnatë- Lumo Kolleshi

Nga libri “Mbahem te një fije bari” dhe antologjia “Shqipëri,zemra jonë”

Dhe prisnin akejtë të ndodhte diçka patjetër

Jashtë tendës së Akilit mesnatës së verbër.

Dhe prisnin me zemrën në dorë, të bërë kallkan,

Të lanin prej tendës gjakun e plakut Priam.

E kundërta ndodhi me hyjnorin,të birin e pellazgut,

Para se yjet të faleshin në portën e agut.

Mes lotëve të valtë për shokun dha urdhër hyjnori

Me nderet e trimit të percillej babai dhe Hektori.

Ku shkoi zemërimi?-pyesnin zotat akejtë,

Sakaq iu gjendën pranë Pelidit këmbëshpejtë.

Ia panë sytë,i kishte çezma me lot,

Askush s’e përkthente dot lotin n’atë botë.