Me të drejtë ndonjë nga aty më drejtohet, opo flet kot, unë jam malok e malokët e kemi të madh, s’na ke parë .. Mbase mund t’a kesh, mund të jetë i vërtetë konstatimi yt, por më kryesorja mbetet fakti se, nuk di t’a përdorësh që në rastin konkret të këtij teksti është thelbësorja. Ti që krekosesh pa lexuar e kuptuar tekstin konfirmon titullin lart. Prandaj të sugjeroj të vazhdosh me tekstin më poshtë të mos ekspozohesh me eksitimin tënd bosh.
Vitet e fundit jemi mësuar me maninë e meshkujve për të postuar foto me puro sa më të mëdha e më të trasha për tu dukur si të fuqishëm, pushtetshëm. I keni vënë re, të gjithë pa përjashtim janë vënë në garë kush t’a mbajë më të trashë, më të madh, më të gjatë, puron mo puron në dorë e në gojë, jo gjë tjatër.
Sipas Frojdit (babait të psikoanalizës) këta tipa e lidhin nevojën për këto sende me atë që u mungon në brendinë e tyre siç janë pushtetin, forcën, personalitetin. Në psikologji këto quhen përzgjatja e organeve gjenitale. Një ulërimë për të treguar se janë meshkuj me të gjitha atributet e burrit potent në seks, krevat ndaj gjinisë femërore. Por, në shumicën e rasteve është e lidhur edhe me homoseksualitetin e fshehtë të mashkullit. Pavarësisht moshës, gjinisë, preferencave seksuale popullsia shqipfolëse përveçse janë të rënduar psikologjikisht janë edhe të uritur seksualisht. Të tillë meshkuj kemi plot në përditshmërinë tonë, komshiu, vipi, rripi, mediatiku, zyrtari, politikani, pushtetari, trafikanti, pseudobiznesmeni, tutori e të tjerë si këta mund ti shtoni nëse kam harruar ndonjë.
Sigmund Froid e lidhi zhvillimin e meshkujve me organet gjenitale, veçanërisht gjatë Fazës Falike (mosha 3-6 vjeç), ku penisi bëhet fokusi, që çon në Kompleksin e Edipit (dëshira për nënën, rivaliteti me babanë) dhe ankthin e kastrimit (frika nga humbja e penisit) për djemtë, duke ndikuar në personalitetin e ardhshëm, dinamikën e pushtetit dhe marrëdhëniet, e cila kulmon në Fazën Gjenitale të Pjekur (nga puberteti e tutje). Në këtë fazë marrëdhëniet heteroseksuale bëhen qendrore, por fiksimet nga fazat e hershme mund të shkaktojnë probleme si hiperseksualiteti ose armiqësia. Nëse kalimi nga njëra fazë në tjetrën nuk bëhet në mënyrë të shëndetshme, por individi ngec në njërën nga fazat quhet fiksim, kjo do të thotë se do të ketë sjellje të tilla e të tjera të pahishme të lidhura me kriminalitetin, armiqësinë, hiperseksualitetin, ose të kundërtën më pak seks.
Për këto më sipër kam folur e ftuar në një emision te Top- i i pasdites me drejtuese Ulpjanën afro një dekadë më parë, fatkeqësisht vidjoja e emisionit nuk gjendet në internet, arsyen nuk e di.
Kthehemi në temë, meshkujt që kanë nevojë për sende, artikuj të tillë për tu dukur si diçka, dikush me sjellje të tilla konfirmon se kanë probleme të mëdha psikologjike.
Fatkeqësia më e madhe është se e gjithë shoqëria shqipfolëse në këto tre dekada e gjysëm të depresionit shqiptar është psikiatrikisht e rënduar në nivel klinik që nuk ka servis, ups çmendi/klinikë/psikiatri që i merr përsipër. Sa më e madhe dukja, zhurma aq më e madhe është mungesa e pjekjes seksuale dhe mungesa e jetës së shëndetshme të intimitetit te individi me gjininë e kundërt. Me pak fjalë sa më të trashë e më të madh puron aq të madhe e kanë pasigurinë për organin e tyre seksual dhe jetën e tyre seksuale. Tregues për mungesën e kënaqësisë që ndjejnë, ose që përcjellin te partneri dhe këto mangësi duan ti mbulojnë me dukjen që në rastin konkret ka të bëjë me madhësinë që do donin t’a kishin si puroja që tymosin, ose si makina lluksoze plot zhurmë e tam tame, që popullorçe do të thotë e kanë të hollë e të shkurtër, ose kombinime të ndryshme që mund ti shtoni, të cilat secili prej jush mund ti dallojë te vetja.
Për ndihmesë ju kam vënë një foto ilustrim me madhësitë, format e llojet e ndryshme të puro-ve për të marrë një ide e për të kuptuar të nënkuptueshmet e tekstit në fjalë. Nuk i them unë këto, e kush jam unë aman, por analiza psikologjike me studime në shekuj. Te femrat papjekuria seksuale shfaqet me lluksin që duan të përcjellin në jetën e tyre, sa më të lyera, rregulluara, deformuara me ndërhyrje estetike, veshje lluksoze, çantat firmato, thonjtë e vënë, flokët e shtuar, qerpikët e ngjitur, buzët e fryra, bythët e gjokset e shfryra, aq më të lehta, sipërfaqësore, të sheshta e boshe është brendia e tyre.
Çuditërisht këto dy kategori njerëzish janë tenxherja dhe kapaku i njëri tjetrit në marrëdhëniet e tyre seksuale e më vonë familjare në krekosjet e tyre të asgjësë artificiale. Populli ka një shprehje për këto gjallesa, Ilakaja ngjan pa bëhet.
Anglezët kanë një shprehje, “no talk for money, no talk for sex,” jo muhabet për para, jo llogje për seks se kush i ka paret nuk flet për to, kush bën seks nuk ka nevojë t’a përfoli atë.
Njeriu i kënaqur, i plotësuar, i ngopur, i pjekur shpirtërisht, biologjikisht, emocionalisht nuk ka nevojë për stojca të tilla artificiale çfarë do qofshin ato të botës së jashtme.
Kaq e thjeshtë.
Kuptuat apo t’jua kërcej me striptiz?? ![]()
![]()
![]()
Piti im kur do të tallet, ose do të përcjelli ndonjë mesazh jep ose pranon të tymosi puro sipas kontekstit në të cilin ndodhet, nuk i ka qef, por kur ka arsye e pranon me atë shikimin e tij, prandaj e kam të jashtëzakonshëm. Jo për gjë dreqi, por ka lexuar Frojdin sidomos këto çështjet e mashkull. femër i duhen për punën
