Jeta dhe Njerëzit – Life and People-Ariel Bella

Jeta dhe Njerëzit / Life and People

Njerëzit qeshin, por jeta është dhimbje,

një maskë që vihet çdo mëngjes

e hiqet në mbrëmje, kur bie të flesh.

Njerëzit harrojnë kujtimet që ikin,

kujtime të pashkruara në librin e jetës,

e megjithatë jetojnë të sotshmen

që nesër bëhet dje.

Njerëzit nuk falin zemërimin,

e ruajnë në thellësi të shpirtit,

por harrojnë se kjo jetë

është një gëzim që fal mirësi.

Njerëzit gënjejnë,

me gënjeshtra mbushin jetën e tyre,

por harrojnë se vetë jeta

është një gënjeshtër e madhe.

Jeto,

sepse asgjë nuk do marrësh me vete.

#jeta#reflektim#poezi