Këshill në vargje-Tomi Buzi

Këshill në vargje.

Jetojm kohërat e grimit ,të epokës

kibernetike,

veshur me mantelin e ‘ylbertë’ të jetës mondane,

Pa kuptuar kurrë mesazhin e një tingulli ‘muzike’ ..

Që vjen erërave epike, me tinguj të heshtur,

këmbane !

Rendim ‘metamorfozave’ jetësore

pa i njohur fare..

Qeshim me Kafkën që ‘transformon’ njeriun në kafsh ,

I lutemi Zotit të na shpëtoj nga vdekja

me zjarre..

Për tu zvarritur si reptil, drejt errësirës

plot afsh..

Të jetosh me metafizikën ‘përqafuar’

i heshtur,

Me zëra të frikësuar prej së panjohurës që po troket,

Apo të vraposh netëve, me njerëz të vdekur..

E të presësh mëngjezin, përqafuar

nga ”ret”..!

Po mësojmë se çështë jeta me ‘sindromën’ okulte..

Pa e ditur kuptimin e sajë të errët,

e të thellë ,

Vështrojm transformimin tonë, në ‘kal’

me huqe..

Pa e ditur se në ç’do fjalë, lind e vdes

një ‘diell’ !..

Mos u përqafoni si djajtë shpirtrave

të errët, pa drit,

Rrethuar nga lakmia e perversitetit me ‘tollona’..

Përqafoni vegimet e largëta, ku prehen perëndit..

Përtej lakonizmit arkaik : ”S’keni parë gjë akoma..!

@Tomi Buzi.

08.10.2025.

Shqiptaria !