Kali i ndërgjegjes-Valbona Kolaveri


KALI I NDËRGJEGJES
Udhëheq kalin tim të ndërgjegjes,
Në shtigje ku fundet nuk kanë udhë


Akullnaja mendimesh bien thikë mbi krye
Si pështjellime të verbëra,
Dhe hetojnë me cinizëm gjithë unin tim


Ndërsa ai,kali i ndërgjegjes ecën pa pushim,
Me një botë mbi vete


E me një silurë të shpejtë,
Depërton tuneleve të errëta,
Ku fantazmat e e hijeve
E ndjekin ta tërheqin pas
Por drita e koridoreve të së panjohurës,
E tërheqin ta përpin
Në një shteg tē ri,
Ku sytë të mos i falen më harrimit,
E brengat,

Të mos e shqyejnë

Si korbat të vdekurin e sapo gjetur.