Telefonata e rallë-Kujtim N. Mullai

Nga CIKLI: "HALLE PLEQËRIE"

TELEFONATA E RALLË

Si në përrallë,
Pas gjysmë shekulli të ndarë,
U bëmë,
për njëri-tjetrin,
të gjallë...
Hë,...harrohet,vallë,
Kjo telefonatë e rrallë:
"- Alo!...
Alo, zemra ime!...
Rroftë interneti,
që na gjeti!...
Nesër...
do të më kesh pranë...
në Tiranë!"...
Uaa...ç'pësova!...
U shtanga!...
M'u lidh goja!...
"- Alo!...
Shpirt!...
Më dëgjon?"...
"- Më fal,
dashuria ime e parë!...
Të dëgjova!...
Më le pa fjalë!...
U hutova!...
Ç'lumturi,
të jemi pranë,
në Tiranë!
Por..."
"- Të kuptoj, shpirt!
Të kuptoj shumë, shumë mirë!
Si fillim...
mund të takohemi...
në errësirë!"