“Kandidat”-Dritan Mardodaj 

Dritan Mardodaj 

“Kandidat”

(2025 para erës sonë)

Doli prapë një turisëz

Edhe pak si edepsëz

në moshë s’është më i ri

Don hiqet për burrni

Sa çudi, po, sa çudi?!

Duke qenë një faqezi,

Turizi dhe ogurzi

Që lakmon veç pasuri

Paska gjet një stil të ri

Vishet me të bardhë tani

Po, ky tipi faqezi.

Po tashti me ju shpjeguar

Asnjë gjë nuk ka zbuluar

Pasi fjala kandidat

Është e bardha o evlat.

Pra është një term latin

Që përdor me abuzim

Ky minuku pa parim

Veç hajni, vetëm lakmim.

E përdornin për fushatë

Qysh në Romën e lashtë

Ndaj u vishnin me të bardha

Nuk i’a “hante njeri dardhat”.

Ja sa mbrapa pra që janë

Të pacipët dhe mjeranë

Nuk pyesin për vatan

Shpërdorim, lakmi për famë.

Apolidë, dhe të pafe

“2025 para erës së re”.

Votimet në republikë

Thuaj po deshe antikë

Për çensor a për tribunë

Jo për hajna dhe spiunë.

Ja edhe për kë se dinë

6 muaj kishin pushim

Populli n’atë kohë latin

Ndërsa ky që bën “modernin”

Në tokë don të sjellë “ferrin”.

Për vete qëndron n’ “Eden”

Se për popullin s’ja ndjen

Edhe mjekrën po e mban

Ngjyrë të bardhë ky mjeran

Ky që s’ka “identitet”

Don të hiqet dhe si “mbret”?!

.

.

.

.

.

©️ Dritan Mardodaj

.

.

.

2025

.

.

.

#dritanmardodaj#poezi#satirë#sarkazëm