Ethem Cipi

Kartolina
Kartolina në fundvit,
seç ka një ndjesi të çuditshme,
Eh, ne u rritëm në kohë të tjera,
“Më lejoni me anë të kësaj kartoline.”
Bridhnim kancelarive të qytetit,
të gjenim pamjen më perfekte,
eh, atëherë ishin kohë të tjera,
dhe kartolina gëzim më vete.
“Lulet në pamjen e kartolinës janë për ty”,
mbaj mend i pata thënë një vajze,
eh, ishin kohë të tjera atëhere,
gjumë nuk vura asaj nate.