Qetë e zes-Feti Zeneli 

Feti Zeneli 

Në fillim, m’u kujtua thënia e Al Paçinos: “Dy gjëra kanë rëndësi në jetë: këllqet dhe fjala e dhënë”, pastaj vargjet e një poezie të shkruar rreth dy dekada më parë: “Qetë e zes”, dhe më në fund, “No coment”…
QETË E ZES
Në legjenda dhe balada
Si te Kënga e Qabesë,
Qetë e lidhur në parmendë
Janë ngjyer me të zezë.


Janë sterrë të zinj si dhimbja,
Dhimbja e nënésë së shkretë.
Sikur plugojnë mbi zemra
Shtyhen e rënkojnë qetë.


Qetë e… zinj janë në shitje
Për një krrodhë bukë, o zot!
Një mijë vjet larë me iso
Asnjë këngë s’i zbardhi dot…


Qetë e kuqërremtë për dasma
Mbjellin, shijnë, bulërojnë…
Mbi të zestë korbat në tufa
Kob e vdekje lajmërojnë…
 
Në legjenda, në balada
Qetë e... nxirë në parmëndë,
Shtyrë nga isua nëpër shekuj
Zvarrisin zgjedhën e rëndë...