Kësulkuqja!Çerazela Kondi

Çerazela Kondi

Kësulkuqja!

 
Shpesh herë në jetën time,
jam ndjerë si kësulkuqja.
Vërtet!
Ujku,më zhgënjeu, shumë herë

edhe pse e dija.
U prezantua,i mbuluar
dhe i veshur,me rroba
që ti ngjante gjyshes.
Më hodhi një shikim kinse,
me shumë dashuri.


Më foli me një zë,të butë
dhe të ëmbël,të paktën
u mundua.
Sado ëmbël,të flasi ujku,
nga natyra e tij.


Por për çudi” nuk më hëngri” kurrë.
Ujku ,është ” i duruar”
sado që në fillim fshihet.
Nuk vonon,dhe shfaq qëllimet e tij.
Preferoj ujkun,aty qëndroj.
E di mirë që në fillim,
që do të më gëlltisi.
Por të jep një mësim...
TË BESOSH,NË FORCAT E TUA!!