” Oazet e ëndërrta të shkollës”-Spasse Thanasi 

LIBRI I KUJTIMEVE TONA SHKOLLORE NË BERAT ( Tani edhe vëllimi II ) NGA OAZET E ËNDËRRTA.

Përmes shumë përjetimeve nga blloqet e kujtimeve nga shkolla e mesme ekonomike “Kristo Isak” në Berat , nga ritakimi i shokëve e shoqeve dhe emocioni nga fotografitë e bukura të shkollës, botova dhe vëllimin e dytë të kujtimeve tona : ” OAZET E ËNDËRRTA TË SHKOLLËS” ( 2025 ). Një libër i bukur prej 361 faqe ku rrezaton ndër breza nxënësish shkolla jonë ekonomike me ngjarje e përvoja të vyera, me motive e dëshira që u mëkuan nëpër vite nga mësues finjitoz që na dhanë të gjithëve në zemër respektin e modelit për tu përgatitur për jetën.

Sa shumë kujtimr e përjetime

Përshkrime malli për një kohëz të vyer

Në Rininë time të parë

Në nisjen e vrullshme të udhëve

Ujëvarë të dijes dhe jetës !…..

Jetuam dhe mësuam në një qytet të lashtë me befasi të këndshme. Ne patëm fat të ndiheshim krenarë në krahët muzeale të Beratit, në madhështinë e kohrave të vjetra e të reja me imazhin e papërsëritshëm të Kalasë dhe lumit ” Osum” me plotë zambakë të bardhë !….

Është një ” Portë Kujtimesh” e madhe, me tallazitje romantike të viteve të shkollës e të moshës rinore !

Një shkollë unike profesionale në të gjithë vendin, që priste e përcillte cdo vit nxënës nga e gjithë Shqipëria ku numuri arrinte në 1,300 nxënës disa profileve….Në modelin e shkollave të vendit, ajo ishte ndër më të frekuentuarat dhe me një autoritet mësimdhënës tepër të denjë dhe kishte mësues të talentuar e shumë njerëzorë me nxënësit.

Nxënësit e shkollës së mesme ekonomike ” Kristo Isak” janë angazhuar profesionalisht në të katër anët e Shqipëri dhe kanë dhënë një kontribut të vlefshëm për zhvillimin e venfit, sidomos për emancipimin qytetar në fshat dhe në Zonat Rurale në tërësi !

S,ka legjendë më të bukur !