KOLLARJA
Vare kollaren , vare se mos rrudhet,po dëgjoja një zë pas veshit teksa po mundohesha ta sistemoja kollaren e sapoblerë.Dikush po më thoshte seriozisht ta bëja ktë.Po mendoja me vete a thua ta kishte seriozisht apo vetëm ironia qëndronte pas atyre fjalëve.Me thënë të drejtën është paksa e çuditshme mardhënia ime me kollaren.Isha tronditur pikërisht nga varja me kollare.Një rast tronditës që i ndodhi një fqinjit tim i cili vite më parë kishte varur veten me kollare.Borxhet e kishin detyruar fatëziun.Duket mosbesuese kur e mendon, por kur gjëndesh pêrballë faktit që dikush e ka kryer si akt të merr gjithë subkoshiencën në një marramendje të beftë .Të duket sikur të gjithë fatkeqësitë e botës të varen mbi qafë.
Vetëm të lind në moment një pyetje rrikoshet që të kthehet e të godet në tru, sa e rëndë është pesha e një kollareje, sa edhe vret.
Por gjithashtu më kujtonte sakaq këngën mjerane të një të dehuri që nuk ishte i zoti të ecte, dhe në marramëndje e sipër i kujtohet të këndojë
“Vare veten me kollare o Dino”këngë e një të pamunduri që mundohet ti mbijetojë gjëndjes së pashpresë.
Me mëndjen tek kollarisjet që krekosen ngado , mëdyshja ime qëndron vazhdimisht tek arketipi i kollares.
