Drita Rubjeka Zeneli
( Ditën botërore të pianos që përkon simbolikisht me ditën e 88 të vitit dhe të numrit standart të tasteve, e kujtoj me Legjendën e Pianistit mbi Oqean”)
Jam ulur në poltronin tim të butë,
Me një gotë verë që rri pezull në mendim,
Përtej dritares së imagjinatës sime,
Udhëton një anije, pa port,
Hapa drite mbi një oqean tingujsh, pa brigje,
Çdo notë është një valë,
Çdo heshtje një thellësi hapësinore,
Pianisti, me emër shekulli,
Si perëndi legjendash,
Me duar që fjalët i bën tinguj,
Me sytë që njohin vetëm horizontet,
Në çdo tast lë një jetë,
Në çdo melodi, një udhëtim,
Në çdo akord, një shekull,
Pa tokë, pa breg,
Përjetësi me djep një pianoforte,
Mbi tastet e bardhë, si penelatë e destinës,
Mbi tastet e zinj, si grafit i monodramës së jetës,
Në epitafin blu të hapësirës,
Emër shekujsh,
Shoqëruar nga Ennio Morricone
Dhe unë dëgjoj…,
Jo vetëm muzikën,
Por frymën e kripur të kohës,
Që kalon mes gishtave të tij.
Tetëdhjetë e tetë arsye për të qëndruar,
Tetëdhjetë e tetë për të ikur,
Dhe mes tyre një shpirt i lirë,
Që zgjedh të jetë tingull,
Të mbetet legjendë hapësinore në Botë,
Në bluditënetët me frymë qielli,
E frymë oqeani,
I vetmi në segmentin jetësor udhëtues i përjetë,
Pa tokë,
Liri legjendash….
D.R.Z
29.03.2026
( Çerekshekulli XXI)
