Kryetarët e fshatit Ramicë në një shekull-Dr Bernard Zotaj

Dr Bernard Zotaj

Kryetarët e fshatit Ramicë në një shekull-

Bajram AGAJ (1882–1937)

Patriot, atdhetar dhe kryeplak.

Lindi në Ramicë në vitin 1882, në një familje të njohur për ndjenja atdhetare dhe mirëqenie ekonomike. Që herët u angazhua në luftë kundër pushtuesve osmanë, grekë, rebelëve dhe më pas italianëve, duke përballuar me guxim vështirësitë e kohës. Mori pjesë në Luftën e Vlorës të vitit 1920. Shërbeu si kryeplak i fshatit Ramicë në vitet 1925–1932. Në jetë u dallua për zgjuarsi, trimëri dhe energji, duke ditur të kapërcejë pengesat me vendosmëri. Vdiq më 18 prill 1937.

Zoto ZOTAJ (1872–1946)

Patriot dhe kryeplak.

Lindi në vitin 1872 në Ramicë, në një familje me tradita të theksuara atdhetare. Shërbimin ushtarak e kreu në Varnë të Bullgarisë, në radhët e ushtrisë osmane, bashkë me shumë shqiptarë kundërshtarë të perandorisë. Gjatë Luftës së Vlorës (1920) u angazhua në prapavijë, duke siguruar furnizimin e luftëtarëve me ushqime dhe veshmbathje. Ishte përkrahës i Revolucionit të Qershorit 1924 dhe, pas dështimit të tij, u detyrua të largohej përkohësisht nga Ramica për shkak të ndjekjeve politike. Në vitet 1932–1935 shërbeu si kryeplak i fshatit. Gjatë LANÇ-it, shtëpia e tij u kthye në bazë të rëndësishme për udhëheqjen e Qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës. Djali i tij, Sadik Zotaj, ra dëshmor. Zoto Zotaj vdiq më 23 gusht 1946, duke lënë pas një emër të nderuar.

Bego VESHAJ (1907–1977)

Kryeplak.

Lindi në Ramicë në vitin 1907. Arsimin fillor e nisi në Ramicë dhe e vijoi në Matogjin. Nga viti 1935 deri më 1938 shërbeu si kryeplak i fshatit, duke u dalluar për aftësi drejtuese, maturi dhe drejtësi në zgjidhjen e problemeve komunitare. Pas Çlirimit jetoi e punoi në Ramicë. Ishte njeri i thjeshtë, me humor të hollë dhe i respektuar. Vdiq në vitin 1977 dhe u varros, sipas amanetit të tij, në Bregun e Islames në Ramicë.

Kaso LIÇAJ (1902–1982)

Kryeplak.

Lindi në Ramicë në vitin 1902. Kreu shkollën fillore në Matogjin. Në vitin 1938 u zgjodh kryeplak i fshatit dhe e ushtroi këtë detyrë deri më 28 nëntor 1942, ditën e krijimit të Këshillit Nacionalçlirimtar të fshatit. Pas Çlirimit shërbeu si anëtar i kryesisë së Frontit Demokratik për Ramicën. U dallua për maturi dhe drejtësi. Vdiq në vitin 1982.

Bajram GABAJ (1896–1970)

Kryetar i Këshillit Popullor të fshatit.

Lindi në Ramicë në vitin 1896. Mori pjesë në Luftën e Vlorës më 1920. U lidh familjarisht me Lëvizjen Nacionalçlirimtare në vitin 1942 dhe u përndoq nga pushtuesit italianë. Pas Çlirimit u zgjodh Kryetar i Këshillit Popullor të fshatit Ramicë (1945–1947). Edhe pse pa arsim shkollor, u shqua për urtësi, ndershmëri dhe drejtësi. Vdiq në vitin 1970.

Sheme VESHAJ (1911–1977)

Kryetar i Këshillit Popullor.

Lindi në Ramicë në vitin 1911. Mori pjesë aktive në LANÇ dhe luftoi në Gjorm, Drashovicë dhe Beun. Pas Çlirimit shërbeu disa herë si anëtar dhe kryetar i Këshillit Popullor (1947–1951). Ishte i drejtë, njerëzor dhe i vendosur. Vdiq në vitin 1977.

Ferik DERVISHAJ (1913–1995)

Kryetar i Këshillit Popullor.

Lindi në Hysaj të Ramicës në vitin 1913. Mori pjesë aktive në LANÇ dhe pas Çlirimit shërbeu disa legjislatura në këshillin popullor, si dhe kryetar i tij në vitet 1951–1959. Vdiq në vitin 1995.

Muharrem CANAJ (1918–1986)

Kryetar i Këshillit Popullor.

Lindi në lagjen Verbas në vitin 1918. Mori pjesë në luftimet e LANÇ-it dhe pas Çlirimit u angazhua në Reformën Agrare. Ishte kryetar i këshillit popullor në vitet 1959–1965. Vdiq në vitin 1986.

Luto DREVISHAJ (1920–1986)

Kryetar i Këshillit Popullor.

Lindi në Ramicë në vitin 1920. Partizan i Brigadës së V Sulmuese. Pas Çlirimit shërbeu si ushtarak, më pas si kryetar kooperative dhe kryetar i këshillit popullor (1966–1980). Vdiq në vitin 1986.

Manxhar TARTARAJ (1948–2010)

Kryetar i Këshillit Popullor.

Lindi në Ramicë në vitin 1948. U dallua për aftësi drejtuese dhe përkushtim. Shërbeu si kryetar nga viti 1980 deri në vitin 1991. Vdiq në vitin 2010 në Vlorë.

Bako KOKALLAJ (1945-2010)

Kryetar kooperative Matogjin, Kryeplak.

Lindi në Ramicë në vitin 1942. Mbas zgjedhjeve të pushtetit vendor të kryetarit të komunës e të këshillave të komunës më 1992 u bë riorganizimi i ri dhe për organet drejtuese të fshatrave nga këshill popullor në pleqësi, ku do të kishte në krye një kryeplak. Pas zgjedhjeve të kryepleqësisë për fshatin Ramicë, pleqësia e zgjodhi kryeplak, detyrë të cilën e kreu më së miri deri në vitin 1995.

Shpendi CURRAJ

Mësues, drejtor shkolle, kryeplak.

Lindi në vitin 1955 në Ramicë. Punoi mësues në Boder, Matogjin e Ramicë.Në vitet 1995 deri në tetor 1999 është zgjedhur kryetar i pleqësisë së fshatit Ramicë, detyrë të cilën e ka kryer më së miri.Në nëntor 2001 u transferua familjarisht në Vlorë dhe me punë drejtor shkolle në Peshkëpi dhe Vllahinë mësues për histori-gjeografi.

Neshat LEKAJ

Kryeplak, kryetar i shoqatës Ramica

Lindi në vitin 1963 në Ramicë. Pas studimeve të larta punoi specilaist blegtorie në Kooperativën Bujqësore Smokthinë deri në qershor 1992. Nga tetor 1999-mars 2001 u zgjodh kryetar i pleqësisë për fshatin Ramicë, detyrë që e kreu më së miri. Në mars 2001 transferohet familjarisht nga Ramica në Vlorë, kohë në të cilën dorëzoi detyrën e kryetarit të pleqësisë të fshatit Ramicë.

El’ham PRONJAJ

Kryeplak.

Lindi në fshatin Ramicë më 16 qershor 1963. Mbas kryerjes së shërbimit ushtarak ka punuar përsëri në bujqësi në kooperativën bujqësore të Smokthinës. Është marrë me tregëti duke hapur një dyqan ushqimor dhe kafene në qendër të fshatit Ramicë. Është zgjedhur disa herë anëtar i pleësisë të fshatit Ramicë dhe nga vitin 2001 deri në vitin 2003 ka qenë kryetar i pleqësisë së fshatit Ramicë. Gjatë kësaj periudhe është munduar t’i zgjidhë drejt problemet.

Arqile KOKALLAJ

Kryeplak, mësues.

Lindi në vitin 1965 në fshatin Ramicë. Nga viti 1985 deri në vitin 1991 ka punuar si economist në kooperativën bujqësore Smokthinë. Në tetor 1999 filloi punën në arsim, mësues në shkollën 8 vjeçare të Ramicës ku punoi për disa vite. Për disa vjet ka qenë anëtarë i pleqësisë së fshatit Ramicë, ndërsa nga viti 2003-2007 ka qenë kryetar i pleqësisë së fshatit Ramicë, detyrë që e kryen më së mirë. Është i matur, i drejtë dhe korrekt me njerëzit për zbatimin e ligjshmërisë. Është punonjës në Bashkinë e Selenicës.

Neko Bruhamaj

Kryetar.

Ka lindur në Ramicë. Ka mbaruar shkollën e mesme bujqësore në Ramicë. Ka punuar në bujqësi dhe në blegtori. Ka qenë kryeplak në vitet 2007-2010.

Hasan LEKAJ

Ka lindur në Ramicë. Ka mbaruar shkollën e mesme bujqësore në Ramicë. Ka punuar në bujqësi dhe në blegtori. Ka qenë kryeplak në vitet 2010-2015.

Elton VESHAJ

Kryetar.

Ka lindur në Ramicë. Ka mbaruar shkollën e mesme bujqësore në Ramicë. Ka punuar në bujqësi dhe në blegtori. Ka qenë kryeplak në vitet 2015-2018.

Elmas SHASKAJ

Kryetar.

Ka lindur në Ramicë. Ka mbaruar shkollën e mesme bujqësore në Ramicë. Ka punuar në bujqësi dhe në Komunën e Bratit. Është zgjedhur kryeplak në vitin 2021. Punon në sektorin shtetëror.

Shënim: Siç e shihni nuk kam foto për disa, si dhe të dhëna për veprimtarinë e tyre. Mundet që të dërgoni mendime në Messenger.