
Kur linde fëmija i parë,si dielli zbret në tokë
Një dritë e re ndriçoi,çdo errësirë u shua
Zemra ime u mbush me gëzim dhe dashuri
Një ëndërr e bukur,që merr jetë dhe fluturon lart.
Sytë e tij,si yje në natën e ndritshme
Reflektojnë pafundësinë,një botë magjike
Çdo qeshje e tij,një melodi e ëmbël na kënaq
Një tingull që përhap paqe,si një valë në det.
Në krahët e mi,ndjeva botën të ndryshojë
Një përgjegjësi e re,një dashuri që rritet
Për çdo hap që bën,për çdo fjalë që thotë
Një histori e re,një jetë që fillon në përjetësi.
Kur lindë fëmija i parë,lindë një shpresë
Një të ardhme e ndritur,me ëndrra të reja
Dhe çdo ditë,me çdo hap që bën n’a gëzon
Më motivon për jetën,për dashurinë e vërtetë.
Si dielli që zbret në tokë,ti je drita e shpisë
Një dhuratë e çmuar,një mrekulli reale
Do të të mbaj në zemrën time përgjithmonë
Sepse ti je gëzimi im,dhe dashuria ime më e madhe.