Kur një grua nuk dashuron më…Mimoza Lazaj

Kur një grua nuk dashuron më…

Kur një grua e lënduar
pushon së dashuruari,
ajo e bën në heshtje,
pa bërë zhurmë.

Arrin në një pikë
që nuk mundet
më nga gjithçka…

Ajo duron mungesat, gabimet,
zhgënjimet, gënjeshtrat pa fund
nga njeriu që do…

Kur durimi shteron
dhe shpirti i saj
është bërë copë,
dhe zemra
është dërrmuar në çdo skaj,
nuk ka forcë që e ndal.

Është e lodhur,
dhe një “më fal”
nuk zgjidh asgjë.

Gruaja e dashuruar dashuron
me gjithë forcën e shpirtit,
por nëse e mashtron,
nuk të fal…

Mimoza Lazaj