Zërat e largët-Kastriot Malo

Zërat e largët.

Ata vijnë ashtu pa zhurmë,
Rrinë aty, në heshtje presin,
Mbas shumë kohësh të harruar,
Më memorje vijnë e mbesin.

Me rininë i merr me vete,
I shpërndan si era retë,
Dëshirat i ndjek nga pas,
E ç’duhen zërat e vërtetë.

Ata zëra që rrinë fjetur,
Vijnë dhe zgjohen një nga një,
Nuk i prishi ndryshku kohës,
As ata që s’kthehen më.

Se pranova pallton krahëve,
Në ditet kur kishte erë,
As librin ta merrja me vete,
Kur shetisja në pranverë.

Shpesh kam thënë fjalën:- unë,
Kam gjykuar dhe të tjerët,
S’mbajtja sekretin që me besuan
S’dëgjova zërat e kthellët.

Tani që vitet mbaj mbi supe,
Vetes i flas butë e butë,
Dëgjoi ata zëra të largët dëgjoi
Se të bejnë më të urtë.

Dëgjoi zerat e largët dëgjoi,
Atyre që dje u mbylle çdo dritare,
Tani tingëllojnë krejt ndryshe,
Si telat e ëmbël të një kitare.